Kosova
Ky qytet në Kosovë dëshiron mbylljen e basteve
Kryetari i komunës, Agim Aliu thotë se do t’i kërkojë Qeverisë së Kosovës mbylljen e të gjitha lojërave të fatit dhe salloneve të masazhit në zonë
Shembullin e Shqipërisë për mbylljen e basteve dhe kazinove mund ta ndjekë edhe një qytet në Kosovë. Nëntë pika bastesh u mbyllën përpara një jave në Ferizaj, pas një aksioni të ndërmarrë nga Inspektoriati i kësaj komune në bashkëpunim me policinë.
Në shpjegimet e dhëna theksohej se, shumica e këtyre aktiviteteve nuk zotëronin një certifikatë biznesi dhe as kushtet minimale teknike për zhvillimin e veprimtarisë.
Kryetari i komunës, Agim Aliu thotë se do t’i kërkojë Qeverisë së Kosovës mbylljen e të gjitha lojërave të fatit dhe salloneve të masazhit në zonë.
“Vërtet do të duhej që edhe vet qeveria të reflektonte mbi ligjin e lojërave të fatit. Unë do t’i kisha mbyllur të gjitha pikat e basteve dhe kazinotë kudo që janë, por veçanërisht në Ferizaj”, është shprehur Agim Aliu, përcjell albinfo.ch.
Aliu është angazhuar me kohë për atë që e cilëson si “tolerancë zero” ndaj bizneseve që favorizojnë çdo dite informalitetin fiskal dhe rrezikojnë mirëqenien e qytetarëve.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













