Lajme
Laboratori në Britani fillon studimin e variantit të ri Omicron
Një laborator në Britani është ndër të paktët që ka paisjet e duhura për të studiuar pathogjenët si varianti Omicron i koronavirusit. Shkencëtarët atje kanë filluar tashmë testimin për të mësuar më shumë rreth këtij varianti të ri dhe rreth efektshmërisë së vaksinave ndaj tij.
Qendra për Studimin e Viruseve në Glasgou të Anglisë ka filluar të bëjë testime për variantin Omicron të koronavirusit.
Deri më tani ka patur 42 raste të konfirmuara të këtij varianti në Britani, megjithëse nuk dihet ende se sa problematik do të jetë ai.
“Nuk dimë ende se çfarë kuptimi kanë ndryshimet e shumta që shohim tek varianti i ri. Por do të jemi në gjendje tashmë ta testojmë në laborator”, thotë Emma Thomson, profesore në Qendrën për Studimin e Viruseve të Këshillit për Kërkimet Mjekësore (MRC).
Laboratori i izoluar në Qendrën për Studimin e Viruseve është ndër të paktët laboratorë në Britani që është i pajisur për të trajtuar një pathogjen si varianti Omicron.
Kryerja e eksperimenteve me variantin Omicron është thelbësore.
“Mund të fillojmë që tani ta kultivojmë virusin në mënyrë që të mund të zhvillojmë eksperimente në të ardhmen. Na duhen të dhëna shkencore përpara se të pretendojmë se kemi njohuri për mënyrën se si sillet ky variant i ri”, thotë Wilhelm Furnon, ndihmës shkencëtar në Qendrën për Studimin e Viruseve.
“Më urgjente është të mësojmë se në ç’nivel mundet varianti Omicron t’i shpëtojë imunitetit të krijuar nga vaksinat”, thotë Massimo Palmarini, drejtor i qendrës.
Shkencëtarët do të krahasojnë gjithashtu variantin Omicron me variantin Delta për të parë se sa janë në gjendje antitrupat e njerëzve të vaksinuar që ta shkatërrojnë virusin./VOA
E-Diaspora
-
AMC bashkon komunitetin në Cyrih për të ndihmuar familjet në Kosovë Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë ngjarjen e 8-të vjetore humanitare "Save a... -
Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit













