Kosova
Lajçak: Marrëveshjet Serbi-Kosovë, gati për t’u nënshkruar
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, deklaroi se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për një takim të një niveli të lartë dhe se disa marrëveshje mes dy vendeve janë gati për t’u nënshkruar.
Deklaratën Lajçak e dha këtë të diel gjatë një konference ndërkombëtare të Forumit të 15-të në Dubrovnik.
Në fjalimin e tij, Lajçak nuk bëri me dije se çfarë përfshijnë këto marrëveshje.
Muajin e kaluar ai njoftoi se Serbia dhe Kosova kishin rënë dakord për miratimin e një udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjeve energjetike në kuadër të dialogut të Brukselit, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Çdo marrëveshje e arritur mes dy vendeve do të ishte e para e nënshkruar nga të dyja palët që kur Lajçak u angazhua në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane













