Lajme
Lajm i mirë për shumicën e taksapaguesve në Gjermani
Tatimpaguesit në Gjermani në të ardhmen nuk do të duhet të paguajnë taksën e solidaritetit
Tatimpaguesit në Gjermani më nuk do të kenë nevojë të paguajnë ‘taksë solidariteti’, pasi që e shfuqizuan pothuajse plotësisht.
Të gjithë taksapaguesit në Gjermani në të ardhmen nuk do të duhet të paguajnë taksën e solidaritetit ’, e cila u krijua për të mbështetur infrastrukturën gjermane lindore pas ribashkimit, transmeton albinfo.ch.
Bundestag u pajtua të enjten për të hequr qafe taksën (Solidaritaetszuschlag) – e ashtuquajtur ‘taksa e solidaritetit’. Ky tatim tani do të hiqet për 90% të tatimpaguesve nga 2021.
Sipas rregullave të reja, 6.5 për qind e taksapaguesve do të paguajnë një normë të zvogëluar, ndërsa 3.5 për qind e gjermanëve më të pasur do të vazhdojnë ta paguajnë ende normën e saj të plotë.
Ulja masive është e mundur, sepse ribashkimi gjerman ka bërë përparim të madh, tha ministri i Financave, Olaf Scholz, të enjten në Berlin.
Të enjten, 369 anëtarë të CDU / CSU konservator dhe të qendrës së majtë Social Demokratët (SPD), që të dy përbëjnë ‘koalicionin e madh’, votuan në favor të projekt-ligjit, ndërsa opozita votoi unanimisht kundër tij, shkruan “The local.de”.
Pagesa, e cila i solli shtetit 18.9 miliardë euro në 2018, filloi së pari më 1991. Ajo u prezantua për të ndihmuar në mbulimin e kostove të ribashkimit dhe investimin në infrastrukturë në ish-Gjermaninë Lindore. Fillimisht është menduar si masë e përkohshme, por është bërë e përhershme më 1995.
Sipas rregullave të reja, tatimpaguesit mund të kursejnë gjithçka nga disa qindra euro në mijëra në vit.
Sipas Ministrisë së Financave, shteti do të marrë rreth 10,9 miliardë euro më pak në vitin e parë, pasi të jetë hequr pjesërisht. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni














