Maqedonia
Largimi i të rinjve nga Maqedonia
Pjesa më e madhe e hulumtimeve të organizatave joqeveritare tregojnë se më shumë se 70% e të rinjve nëse ju jepet mundësia menjëherë braktisin vendin
Ikja e intelektualëve nga Maqedonia është problem serioz për shtetin. Prandaj nevojitet zgjidhje urgjente, thonë dekanët e fakulteteve teknike. Studentët e këtyre fakulteteve me lehtësi gjejnë punë si në vend ashtu edhe jashtë vendit, por problemin e shohin edhe në mundësitë e sipërmarrjes për të rinjtë.
“Në drejtim të mbajtjes së të rinjve në Maqedoni dhe në drejtim të rritjes ekonomike dhe shoqërisë në përgjithësi, vlerësojmë se nuk mjafton vetëm të punësohen tek të tjerët, por edhe të fillojnë biznese personale”, pohoi Ivan Çorbev, dekan në FINKI, raporton “Alsat”.
Studentët që debatuan me zëvendëskryeministrin Angjushev për mundësitë e biznesit theksuan se qeveria ka ndarë shumë pak mjete për hapjen e bizneseve të reja të vogla, përcjell albinfo.ch.
“Pjesën më të madhe këtu e interesojnë hulumtimet, para për hulumtime. Qoftë përmes fondit për inovacione ose përmes ministrive, mendoj se kjo në Maqedoni mungon”, është shprehur Hristijan Geroski, student.
Për vitin e ardhshëm janë paraparë më shumë mjete për “start ap”, u përgjigj Angjushev dhe tha se qeveria ka masa të mjaftueshme për ata që janë të gatshëm të fillojnë biznese personale.
“Sot, Maqedonia ndoshta ka më shumë masa ekonomike në mbarë rajonin se si t’u ndihmojë të rinjve. Por, masat vetvetiu nuk bëjnë asgjë. Ju duhet të bëni, ndërsa masat ju ndihmojnë. Masat nuk janë ato që prej juve të bëjnë biznesmenë. Ato janë vetëm mundësi që ju atë ta bëni më lehtë”, deklaroi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i ekonomisë.
Pjesa më e madhe e hulumtimeve të organizatave joqeveritare tregojnë se më shumë se 70% e të rinjve nëse ju jepet mundësia menjëherë braktisin vendin, ndërsa rreth 50% e qytetarëve deri në moshë 24 vjet të ardhmen e tyre e shohin jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet















