Kosova
LDK-ja sërish kërkon rrëzimin e qeverisë Haradinaj
"Në këtë qeveri janë tre ministra që kanë aktakuzë të ngritur dhe një ministër që ka shkelur kodin penal, duke shkelur sigurinë publike si dhe një ministër tjetër me akuza edhe më të rënda për keqtrajtimin e shqiptarëve"
Lidhja Demokratike e Kosovës sërish ka përsëritur se vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje. Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se elementet e korrupsionit dhe kapjes së shtetit vërehen në të gjitha segmentet. Ai ka thënë se aktualisht në Qeverinë Haradinaj janë pesë ministra me aktakuza.
“Në këtë qeveri janë tre ministra që kanë aktakuzë të ngritur dhe një ministër që ka shkelur kodin penal, duke shkelur sigurinë publike si dhe një ministër tjetër me akuza edhe më të rënda për keqtrajtimin e shqiptarëve. Por, që kryeministri Haradinaj u detyrua ta mbante. Nuk mund të pajtohemi që këta persona me aktakuzë të vazhdojnë të kryejnë detyra zyrtare, ngase është e qartë që nuk mund të jenë të pavarur në kohën që hetohen”, ka thënë Hoti, duke kërkuar mbështetje për nismën e LDK-së që vendin do ta dërgonte drejt zgjedhjeve.
Ndërkohë, deputeti tjetër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pyetur kreun e Kuvendit që është kryetar i PDK-së se si mund të punojë me aq shumë njerëz rreth vetes e të gjithë me aktakuza, derisa pyetjen e njëjtë e pati edhe për kryeministrin.
Ndërsa, Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka folur për krizën në Postë e Telekom. Ai ka thënë se shkaktarët që e sollën Telekomin në këtë gjendje do të përballen me drejtësinë.
Ndërkohë, Driton Çaushi nga Grupi i Deputetëve të Pavarur ka kërkuar shkarkimin e kryeshefit të AVUK-ut si dhe bordin e këtij institucioni, pas skandalit me mishin në Kosovë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit









