Kosova
LDK-ja synon edhe postin e kryeministrit
- Çdo herë e më shumë qëndrimet publike të disa zyrtarëve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës po sfidojnë mundësinë e arritjes së marrëveshjes së shpejtë për koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Po ashtu të shpeshta janë deklaratat ku thuhet se mes dy partive politike ka vullnet dhe gatishmëri për të ndërtuar program të përbashkët qeverisës, megjithatë nuk mungojnë “mesazhet” se ky entuziazëm edhe mund të shkojë huq, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në deklaratën e fundit ka thënë se asnjë parti s’mund ta formojë Qeverinë e vetme, meqë, sipas tij, sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Por, krahas këtij argumenti numrash, ai ka shkuar më tej, duke relativizuar fitoren e VV-së dhe duke kontestuar qëndrimin e kësaj të fundit se votuesi tashmë ka vendosur për kreun e Qeverisë së re.
“Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së!”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.
Nga ana tjeter ndaj deklaratës së tij ka pasur reagime të shumta. Mes tyre është edhe ai i kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
“Ajo që tashmë është e qartë… emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, ka shkruar ajo në “Facebook”, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















