Shqipëria
Lehtësime për emigrantët për pasaporta shqiptare
Është propozuar mundësia e ripajisjes së shtetasve shqiptarë me pasaportë biometrike edhe 6 (gjashtë) muaj para përfundimit të afatit të vlefshmërisë së pasaportës së mëparshme, në varësi të shteteve drejt të cilave do të udhëtojnë apo qëndrojnë
Gjatë këtij viti mbushen 10 vite nga data e fillimit të prodhimit dhe pajisjes së shtetasve shqiptarë me pasaporta biometrike e pritshmëritë janë që të ketë një fluks të madh aplikimesh nga shtetasit shqiptarë që do të ripajisen me pasaporta.
Për të eliminuar radhët e gjata, Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka propozuar në Kuvendin e Shqipërisë disa amendamente në ligjin “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, i ndryshuar.
Në thelb, ndryshimet parashikojnë mundësinë që ministri i Brendshëm të përcaktojë me udhëzim procedurën e ripajisjes me pasaportë biometrike si dhe dokumentacionin që duhet të paraqitet nga shtetasit shqiptarë që aplikojnë për t’u ripajisur.
“Në bazë të ndryshimit ligjor të propozuar, ministri i Brendshëm do të përcaktojë me udhëzim procedurën për ripajisjen me pasaportë biometrike. Gjithashtu, nisur nga problematikat e hasura në praktikë, kur shtete të ndryshme kushtëzojnë hyrjen apo qëndrimin në territorin e tyre, me afatin e vlefshmërisë së pasaportës, si dokument udhëtimi, nëpërmjet këtij projektligji, është propozuar mundësia e ripajisjes së shtetasve shqiptarë me pasaportë biometrike edhe 6 (gjashtë) muaj para përfundimit të afatit të vlefshmërisë së pasaportës së mëparshme, në varësi të shteteve drejt të cilave do të udhëtojnë apo qëndrojnë” shkruhet në komunikatë, transmeton ‘Scan’.
Më tej, komunikatëi shkruan se “ndryshimi i propozuar bëhet në kuadër të lehtësimit të shërbimeve dhe nuk cenon sigurinë e pasaportës biometrike, por eliminon paraqitjen pranë komisariateve të policisë të të gjithë shtetasve, të cilët janë verifikuar një here nga policia, kur kanë aplikuar për pasaportë biometrike për herë të parë”, përcjell albinfo.ch.
Për këtë qëllim, pas analizës së bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, është vlerësuar se në rastet e ripajisjes së shtetasve me pasaportë, të përcaktohet me udhëzim të ministrit të Brendshëm edhe procedura e ripajisjes me pasaportë të zakonshme biometrike.
Gjatë procedurës së aplikimit për t’u ripajisur me pasaportë, shtetasi do të paraqesë pasaportën e mëparshme (ose vërtetim nga Komisariati i Policisë në rast humbjeje të saj), kuponin për pagesën dhe aplikimin (me fotografinë aktuale), në mjediset e përcaktuara nga koncesionari për këtë qëllim, në përputhje me rregullat e miratuara në kontratën koncesionare, midis Ministrisë së Brendshme dhe koncesionarit.
Gjithashtu, në projektligj është parashikuar mundësia e ripajisjes me pasaportë edhe 6 (gjashtë) muaj para mbarimit të afatit të vlefshmërisë së pasaportës së mëparshme biometrike, në rastet kur shtetasi udhëton apo qëndron përkohësisht në shtete që kushtëzojnë hyrjen apo qëndrimin në territorin e tyre, me afatin 6-mujor të vlefshmërisë së pasaportës.
“Ky ndryshim bëhet për t’i dhënë mundësi shtetasve që, në kuadër të lëvizjes së lirë, të mos kushtëzohen nga politikat e shteteve të ndryshme, në lidhje me kriteret e hyrjes dhe të qëndrimit në territorin e këtyre shteteve, të lidhura me afatin e vlefshmërisë së dokumentit të udhëtimit/pasaportës, në veçanti, kur u duhet të udhëtojnë dhe të qëndrojnë në këto shtete, për motive studimi, kurimi apo arsye të tjera, të cilat diktojnë udhëtimin apo qëndrimin për një periudhë të caktuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” shkruhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga














