Lajme
Leonard Danglli, i emëruar në Dekanatin e Fakultetit të Arteve Liberale në Universitetin Yorkville në Toronto
Histori suksesi
Shqiptari Leonard Danglli është zv. dekan i Fakultetit të Arteve Liberale në Universitetin Yorkville në Toronto, Kanada, transmeton albinfo.ch.
Me një karrierë 20-vjeçare, ai përfundoi studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, për të vazhduar studimet e doktoraturës dhe aktualisht mban titullin akademik “Profesor i Asociuar”.
Zhvendoset në Kanada, ku filloi karrierën akademike si pedagog me kohë të pjesshme, por brenda pak muajve u punësua si pedagog me kohë të plotë në Universitetin Yorkville në Toronto, Kanada. Në kuadër të angazhimit me studentët e tij të degës së “Interior Design“ dhe “Project Management“, ai është i përfshirë në projekte të ndryshme në fushën e “Interior Design“ dhe “Real Estate Management“.
https://www.facebook.com/100091784275622/posts/pfbid026ivbZNRKBXGHd8YE3yD92nf4oMBf3ypXL1ZGCGQptYT3QnP7QAAGBvWWmSnFLHUql/?d=
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave Nga transporti publik te parkingjet, te pagesat në dyqane ose pagesat e faturave: pavarësisht lidhjes së... -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar














