Kosova

Leonora Jakupi me fjalë prekëse për rikthimin e eshtrave të babait të saj

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ka publikuar një video teksa ka pritur eshtrat e babait të ndjerë, ku ka shkruar “Mirë se erdhe në Kosovën e lirë, Heroi im!”

Republika e Kosovës ka pranuar dje nga shteti i Shqipërisë eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, të cilët do të rivarrosen sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ka publikuar një video teksa ka pritur eshtrat e babait të ndjerë, ku ka shkruar “Mirë se erdhe në Kosovën e lirë, Heroi im!”, shkruajnë mediat vendore.

Po ashtu, ajo përmes llogarisë së saj iu ka bërë ftesë të gjithëve të marrin pjesë në ceremoninë e rivarrimit, përcjell albinfo.ch.

“Te dashur familjarë, miq dhe dashamirë me 21.09.2018 pas 20 viteve pritje do të prehet i qetë në Kosovën e lirë Babi im së bashku me mikun dhe bashkëluftëtarin e tij Kol. Ahmet Krasniqi. Në pamundësi të ju dërgoj ftesa të gjithëve po e shfrytëzoj këtë mundësi të ju ftoj të gjithëve! Ardhja juaj na nderon!”, ka thënë ajo.

Nga ora 10:00-12:00 po mbahen homazhe në Kuvendin e Kosovës, ku ishin të pranishëm edhe krerët e shtetit të Kosovës.

Akademi përkujtimore mbahet në teatrin Kombëtar nga ora 12:30 deri në 13:30. Ndërsa rivarrimi bëhet në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë nga ora 14:00.

Ndryshe, kohë më parë Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Qazim Jakupit dhe Ahmet Krasniqit në vendlindje.