Kultura
Sa shpenzojnë evropianët për rekreacion dhe kulturë?
Në vitin 2017, ekonomitë familjare brenda Bashkimit Evropian (BE) harxhuan 8.5% të kostos totale të konsumit final për rekreacion dhe kulturë, sipas studimit statistikor të Eurostat-it, përcjell albinfo.ch.
Ky lloj i shpenzimeve është 4.6% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të BE-së, ose 710 miliardë euro, 1.400 euro për secilin qytetar të bllokut.
Vendi, banorët e të cilit shpenzojnë përqindjen më të madhe të shpenzimeve të tyre totale në rekreacion dhe kulturë, është Danimarka (11.5%), e ndjekur nga Suedia (11%) dhe Finlanda (10.5%). Ato ndiqen nga Sllovakia (10.4%), Holanda (10.1%) dhe Austria (10%).
Në mes të listës janë Letonia dhe Malta (9.9%), Britania e Madhe (9.8%), Gjermania (9.5%), Republika Çeke dhe Sllovenia (9.4%).
Nën 8.5% janë Lituania (8.5%), Belgjika dhe Estonia (8.4%), Franca dhe Polonia (8%), Bullgaria (7.9%) dhe Hungaria (7.6%).
Në fund të listës janë Qiproja (6%), Irlanda dhe Luksemburgu (5.9%), Rumania (5.8%) dhe Greqia me 4.6%.
Në periudhën 2007-2017, pjesa e burimeve rekreative dhe kulturore në shpenzimet e përgjithshme të ekonomive familjare në BE ka rënë më shumë në mesin e shteteve anëtare të bllokut, thotë Eurostat.
Finlanda (1.8%) raportoi rënien më serioze, pasuar nga Sllovenia (1.6%), Irlanda (1.3%) dhe Belgjika (1.2%).
Sllovakia (1.4%), Lituania (1.3%) dhe Rumania (1%) janë më të rëndësishmet.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














