Kosova
Letra e Trumpit për Thaçin e Vuçiqin, u shkrua në Prishtinë dhe Beograd
Presidenti Trump vitin e kaluar u shkroi letra presidentëve Thaçi – Vuçiq, për t’i inkurajuar që të arrijnë marrëveshjen.
Dhe kjo u përdor, veçmas nga Thaçi si pretekst që të arrihet sa më shpejt zgjidhja, edhe për faktin se po insiston Amerika.
Por njohësi i çështjes së Ballkanit dhe diplomati shumëvjeçar amerikan, Daniel Serwer, thotë se letra të cilën e nënshkroi Trumpi u shkrua në Prishtinë dhe Beograd. Thaçi e Vuçiq e donin premtimin prej Trumpit se marrëveshjen do ta nënshkruajnë në “Rose Garden” në Washington.
Ai është skeptik se marrëveshje do të arrihet së shpejti. Në vend të një marrëveshje gjithëpërfshirës, ai ka propozuar një mini-paketë të marrëveshjes, e cila do t’i adresonte problemet aktuale.
“Unë nuk mendoj se duhet nxituar të shkohet me marrëveshje, e cila vetëm Serbisë ia mundëson afrimin drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë ai në një intervistë për Kohën Ditore, përcjell Albinfo.ch.
Nëse një mini-paketë marrëveshje është e mundur, sipas Serwer, ajo do të nënkuptonte – heqjen e vizave për Kosovën, dhënien fund bllokadës që Serbia ia bën Kosovës sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, si dhe suspendimin e taksës ndaj mallrave serbe.
“Po ashtu Beogradi dhe Prishtina të heqin dorë përfundimisht nga shkëmbimi i territoreve”, ka shtuar Serwer.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit Ai mori 16,144 vota në raundin e dytë të votimit, duke siguruar afërsisht 700 vota më... -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër














