Futboll
Lewandowski: Shqipëria ka ekip të mirë
Kombëtarja e Shqipërisë e nisi me humbje ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Kuqezinjtë pësuan humbje në udhëtim kundër Polonisë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “PGE Narodowy” përfundoi me rezultatin 1:0.
Ylli polak, Robert Lewandowski, pas ndeshjes tha se ishte ndeshje e vështirë sonte, por që rëndësi ka fitorja.
“Ishte e vështirë. Shqipëria ka mbrojtje të mirë. Ne donim tri pikët dhe e dimë se sa i vështirë është ky grup”, tha fillimisht sulmuesi i Barcelonës për “Supersport”, përcjell albinfo.ch.
Kapiteni i Polonisë u pyet se cili lojtar i Shqipërisë i duket atij më i mirë. Ai nuk përmendi emra, por tha se “Kuqezinjtë” janë të mirë si grup.
“Më kujtohen disa lojtarë nga ndeshjet e fundit, por ata luajtën shumë mirë në grup. Ishin të organizuar dhe na e bënë të vështirë. Rëndësi për ne kishte fitorja ndaj Shqipërisë”, deklaroi Lewandowski.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji












