Kosova
Liberalizimi i vizave për Kosovën, vazhdon nënshkrimi i peticionit online
Zyrtarja e BE-së bënë thirrje për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve
Raportohet se qytetarë të shumtë janë duke vazhduar të nënshkruajnë peticionin online për liberalizimin e vizave për Kosovën, të cilin e ka iniciuar këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger, përcjell albinfo.ch.
Schneeberger, duke kërkuar që të ndalet izolimi i Kosovës, ka thënë se ka ardhur koha që liberalizimi të ndodhë dhe kosovarët të ndjehen të barabartë me qytetarët evropianë.
Zyrtarja e BE-së ka njoftuar sot përmes një postimi në Twitter, se në këtë peticion janë mbledhur 7 mijë e 500 nënshkrime, shifër kjo për të cilën ajo dje kishte bërë thirrje të arrihet.
Schneeberger ka bërë thirrje që nënshkrimet në këtë peticion tash të arrijnë në 10 mijë të tilla.
“Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën në samitin e ardhshëm të BE-së në qershor 2022. Ky trajtimi i pabarabartë duhet të marrë fund”, thuhet mes tjerash në peticionin e nisur nga zyrtarja e BE-së.
Parlamenti Evropian për vite me radhë ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën dhe nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por vendimet përfundimtare miratohen në Këshill nga shtetet anëtare të BE-së, disa prej të cilave janë duke e bllokuar këtë proces.
Thanks for 7.500 signatures. Let's reach 10.000. https://t.co/vMpwTYAUJl
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) May 30, 2022
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Të ardhurat rriten me çdo brez Çdo brez sjell vlerat, qëndrimet dhe sjelljet e veta në botën e punës, por në të...
-
Nemo kthehet në Zvicër, mirëpritet nga fansat
-
“Qeveria kantonale duhet të sjellë Eurovisionin në Cyrih”
-
Hedhja e parave nga qielli në Cyrih: Një 12-vjeçar është plagosur rëndë me sende të mprehta
-
Zvicra ‘shtyn’ ukrainasit të punojnë më shumë