Kosova
Ligji i Diasporës: Cilat janë lehtësimet për mërgimtarët
Diaspora tashmë pritet që së shpejti të ketë një ligj të ri për ta. E ky projektligj ka për qëllim rregullimin e “raporteve” mes Kosovës dhe pjesëtareve të diasporës, në veçanti kujdesin për të drejtat sociale, politike, kulturore, ekonomike, si dhe integrimin e tyre në jetën shoqërore dhe politike të vendeve pritëse.
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e Kosovës, do të jetë institucioni kryesor përgjegjës për përparimin e marrëdhënieve me diasporën, duke hartuar politika, legjislacione, projekte, e programe që ndërlidhë bizneset e Kosovës me ato në diasporë, raporton RTV Dukagjini.
Në Projektligj parashihet, që të formohen Qendrat Kulturore, në kuadër të misionit diplomatik në vendin e pritjes, e që do të jenë të formuara nga Ministria e Diasporës. Qendra Kulturore duhet të ketë Drejtor, i cili do ta ketë gradën diplomatike të atasheut të Kosovës për diasporën.
Ky drejtor do të informojë rregullisht ambasadorin e Kosovës dhe Ministrinë përkatëse të diasporës, për punën e tij, përcjell albinfo.ch.
Këto qendra do të kenë përgjegjësinë për promovimin e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës, nxitje bashkëpunimi, promovimin e investimeve në Kosovë, të ndihmojnë OJQ-të e diasporës në aktivitetet e tyre, të realizojnë hulumtime dhe analiza për diasporën.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













