Lajme
Ligji për Amnistinë shkon në Gjykatën Kushtetuese
Sipas Kushtetutës së Kosovës, brenda tetë ditëve, dhjetë deputetë mund ta kontestojnë në aspektin përmbajtjesor dhe procedural çdo projektligj
Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje të mbështetur edhe nga tre deputetë të tjerë e kanë dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Amnistinë, duke besuar se miratimi i këtij ligji nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, bënë shkelje kushtetuese.
Për mediet, arsyet e kësaj kërkese, i paraqiti deputetja e kësaj lëvizjes, Albulena Haxhiu.
“Ne dërguam projektligjin për amnisti në Gjykatën Kushtetuese, i cili projektligj rrjedh si pasojë ose si rezultat i marrëveshjes Thaçi-Daçiç për vlerësim të kushtetutshmërisë. Kërkesës sonë iu bashkëngjitën edhe dy deputetët e Lëvizjes për Bashkim si dhe deputeti i pavarur Emin Gërbeshi”, tha Haxhiu.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, thuhet që brenda tetë ditëve, dhjetë deputet mund ta kontestojnë në aspektin përmbajtjesor dhe procedural çdo projektligj.
“Andaj ne e kontestuam këtë projektligj në dy aspekte: në atë përmbajtjesor, për shkak se me miratimin e këtij projektligji u shkelën të drejtat e njeriut, pra u shkel Kushtetuta e Kosovës Neni 31, 32 dhe 24, barazia përpara ligjit. Dhe në aspektin procedural, sepse për shkak të shkeljeve flagrante që iu bënë Rregullores së Punës vetëm dhe vetëm për t’i akomoduar kështu interesat e Daçiçit”, konsideron Haxhiu.
Vetëvendosje, sipas saj, konsideron se Ligji për Amnisti, është ligji më i dëmshëm që është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo tha se Kosova ka nevojë për një ligj të amnistisë, ashtu siç e kanë shumë vende të Bashkimit Evropian.
“Ne besojmë që Gjykata Kushtetuese do të gjejë kurajo dhe ta kundërshtojë këtë ligj meqë është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, konkretisht me të drejtat e qytetarëve”, deklaroi në fund Haxhiu.
Ndryshe, një javë më parë, Ligji për amnistinë kaloi në Kuvend më dy të tretat e deputetëve. Me këtë ligj falen të gjithë qytetarët që nuk janë përfshirë në vrasje më paramendim, ose që nuk iu kanë shkaktuar lëndime trupore personave të tjerë.
Me këtë ligj amnistohen strukturat paralele në veri, por edhe ish përfaqësuesit e shërbimeve të informimit, SHIK-u dhe SIA.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit Vala e të nxehtit dhe thatësira e vazhdueshme po rrisin rrezikun e zjarreve, ndërsa gjithnjë e... -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë














