Lajme

Liz Truss, kryeministrja e re e Britanisë së Madhe

E FUNDIT/ Shpallet emri i kryeministrit të ri i Britanisë së Madhe, ja kush

Liz Truss është zgjedhur kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar.

Gara ka qenë e fortë mes Liz Truss dhe Rishi Sunak, ndërsa sot Liz Truss u shpall gjithashtu liderja e re e konservatorëve.

Truss po trashëgon një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 vjetëve.

Liz Truss e presin sfida të shumta në ringjalljen e ekonomisë së vendit dhe sidomos në menagjimin e krizave në Mbretërisë së Bashkuar.

Një ndër më të theksuarat është kriza energjetike dhe veçanërisht rritja e çmimeve, me të cilat duhet përballur që ditët e para në këtë funksion.