Kosova
Llumnica kërkon unifikim në protestat e sindikalistëve
Nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica ka kritikuar drejtuesit e BSPK-së që nuk kanë ndërmarrë masa që të protestohet bashkë si një trup sindikal i organizuar mirë.
Në kohën kur Kosova është përfshirë nga grevat e protestat e punëtorëve të ndërmarrjeve të ndryshme nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica, ka bërë thirrje për protesta të përbashkëta.
Ai përmes një njoftimi për media u është drejtuar punëtorëve të sektorit privat dhe publik, dhe gjithashtu të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë të papunë që të bashkohen për protesta të përbashkëta. Llumnica ka thënë se i mbështet pakënaqësitë që po bëhen në Kosovë, se sipas tij, “ka arsye të shumta për të protestuar”.
“Mos respektimi ligjit të punës, Marrëveshjes kolektive ,njohja e përvojës së punës të vitit 1990-99 ,siguria në punë,sigurimi shëndetësor si dhe papunësia dhe varfëria e qytetarëve të Kosovës na bëjnë shumë me arsye për të Protestuar. Ngritja e zërit me Protesta do të thotë shprehje e pakënaqësisë në mënyrë demokratike dhe paqësore para përfundimit të durimit. Prandaj edhe ne Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës solidarizohemi me punëtorët e Trepçës, KEDS-it, Zjarrfikësit, administratës së gjykatës etj”, ka thënë ai.
Lluminica ka kritikuar drejtuesit e BSPK-së që nuk kanë ndërmarrë masa që të protestohet bashkë si një trup sindikal i organizuar mirë.
“I bëjmë thirrje publike kryetarit të BSPK-së z.Avni Ajdini dhe kryesisë së BSPK-së që urgjentisht të analizojnë situatën aktuale të punëtorëve të Kosovës dhe të bashkohemi të gjithë si një trup ta ngrisim zërin të gjithë së bashku dhe vetëm kështu mund të realizohen kërkesat tona”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











