Muzikë

Londër: Festohet Pavarësia e Kosovës

Shqiptarët nga Londra festuan 12-vjetorin e pavarësisë, të shpallur më 17 shkurt

Është bërë e ditur se komuniteti shqiptar në Kilburn të Londrës feston Ditën e Pavarësisë së Kosovës në ambientet e shkollës shqipe “St’Augustin”, organizuar nga shoqata shqiptare “Ardhmëria” në bashkëpunim me shoqatën “Arbëria” dhe “Peja”, shkruan albinfo.ch.

Ardhmëria, në bashkëpunim me shoqatën Arbëria, shoqatën Peja dhe të tjera festuan Ditën e Pavarësisë së Kosovës në ambientet e shkollës shqipe St’Augustin, Kilburn, Londër. Salla ishte e mbushur me entuziazëm dhe pjesëmarrje të madhe, ku spikatën ngjyrat më të bukura të kostumeve tradicionale dhe larmia e shqipes së folur, nëpërmjet vjershave të fëmijëve të të gjitha niveleve.

Kënga e rapsodëve dhe zëri i rinisë së talentuar u shpalosën si flamuri i lirë i Kosovës. Pas fjalës së hapjes nga zoti Lutfi Vata, falenderimit të grupit organizues dhe fjalës së rastit nga ambasadori i nderuar i Republikës së Shqipërisë, zoti Qirjako Qirko, skena hapi siparin e çasteve të paharruara. Gëzuar, Kosovë!

Një falënderim i veçantë u shkon nxënësve për performancën, mësueseve Aida Haziri, Klodiana Gjona, Kela Dede, Artiola Vladi, Rozana Hykaj, Matilda Halili, Shukrije Mustafaj, Anila Kadija për punën, prindërve për ndihmesën.

Publiée par Shoqata Ardhmëria sur Dimanche 16 février 2020

 

Fotografia e Shoqata Ardhmëria

Fotografia e Shoqata Ardhmëria

Fotografia e Shoqata Ardhmëria

Fotografia e Shoqata Ardhmëria