Lifestyle

Loredana bëhet me makinë luksoze, reagon zvicerania që e denoncoi

Loredana dhe Mozzik zbuluan se ishin bërë pronar një veture super luksoze tipit Mercedes Benz. 

Mirë se erdhe shtëpi, shpirt”, kishte shkruar me këtë rast reperi ferizajas. 

Mirëpo lidhur me këtë ka reaguar edhe gruaja e njohur si Petra Z., e cila po e akuzon këngëtaren bashku me vëllanë se përmes mashtrimeve dhe zhvatjeve i kishin marrë 900 mijë franga. 

Ajo iu referua kërkesës Loredanës për avokat shtetëror si shenjë mungese parash, shkruan gazeta zvicerane Blick, përcjell albinfo.ch. 

Nuk ka para për shpenzime ligjore, por me sa duket paska sa duash për një Mercedes Benz ri. Tani ata kanë tri vetura, ndërsa ne jetojmë varfëri. Kjo gjë po shkatërron”, u shpreh ajo. 

Ndryshe, Petra Z. nuk e ka akuzuar vetëm dyshen e lartcekur, por edhe kunatin e reperes, Getinjon, i cili thuhet se i ka marrë para nga llogaria bankare me justifikimin se ka nënën e sëmurë.