Lajme
Lozana kufizon hyrjen në disa parkingje për punëtorët mobilë

Për shkak të zgjedhjes personale apo mungesës së banesave, shumë punëtorë, kryesisht nga Franca, flenë në furgonë apo kamionë të përshtatur për jetesë dhe të parkuar në Zvicrën frëngjishtfolëse. Në përgjigje të numrit gjithnjë në rritje dhe ankesave nga përdorues të tjerë, autoritetet në Lausanne kanë marrë masa kufizuese.
Disa javë më parë, qyteti i Lausanne vendosi në heshtje kufizime në disa parkingje në jug të qytetit. Ndërkohë që gjatë dimrit disa punëtorë të huaj kishin qëndruar pa shumë probleme pranë liqenit, situata ka ndryshuar ndjeshëm, sipas një të reje franceze që fle në një furgon të vogël të përshtatur.
Ajo, e cila vjen rregullisht në Zvicër për projekte të përkohshme, kryesisht për vendosjen dhe çmontimin e skenave në evente kulturore, tregon se javën e kaluar nuk mundi të hynte në parkingjet në zonën e Vidy-t për shkak të “gurëve të mëdhenj që kufizojnë kalimin në dy metra”. “Jam e tronditur nga kjo situatë”, thotë ajo.
240 franga gjobë
Një tjetër punëtor mobil i tregoi RTS-së për përvojën e tij. Ai e kishte lënë furgonin në parkingun afatgjatë në Le Bourget dhe ishte kthyer në Francë për pushimet shkollore. Kur u kthye, gjeti gjashtë gjoba në xhamin e parë të automjetit nga 40 franga secila, në total 240 franga edhe pse kishte paguar lejen për parkim.
Sipas policisë, gjobat u dhanë sepse automjeti tejkalonte paksa hapësirën e përcaktuar për parkim. Por duket se qëllimi është largimi i këtyre përdoruesve nga parkingjet pranë liqenit. Më 20 shkurt, policia ndryshoi sinjalistikën në të gjitha parkingjet në jug të qytetit, duke ndaluar parkimin e karavanëve dhe shtëpizave të lëvizshme nga mesnata deri në orën 08:00 të mëngjesit.
Një fenomen në rritje
Pierre-Antoine Hildbrand, zyrtar komunal përgjegjës për sigurinë dhe ekonominë në Lausanne, deklaroi për La Matinale:
“Vitet e fundit kemi vënë re një rritje të ndjeshme të prezencës së karavanëve, sidomos në parkingjet pranë liqenit, me njerëz që vendosen aty për periudha të gjata javë apo muaj të tërë. Kjo shkaktoi pakënaqësi në mesin e qytetarëve, që nuk mund të përdornin këto hapësira, ose që nuk e kuptonin si zbatohej rregullorja.”
Ai shton se: “Komuna vendosi të kufizojë përdorimin e këtyre hapësirave dhe të ndalojë parkimin e karavanëve në parkingjet buzë liqenit.”, transmeton albinfo.ch.
Roli i punëdhënësve?
Hildbrand thekson se punëdhënësit duhet të marrin më shumë përgjegjësi, duke siguruar paga që lejojnë punëtorët të gjejnë banesa, ose të qëndrojnë në kampingje të përshtatura.
Por vetë punëtorët nomadë thonë se shpesh u ndalohet hyrja në kampingje, që sipas tyre preferojnë turistët. Megjithatë, disa punëdhënës ofrojnë vende specifike për parkim për stafin që jeton në automjete si në rastin e Montreux Jazz Festival, që siguron hapësira të posaçme për kamionë gjatë ndërtimit dhe çmontimit të skenave.
Fenomen i përhapur edhe në qytete të tjera
Edhe qytete të tjera në Zvicrën frëngjishtfolëse janë prekur nga ky fenomen. Në Perroy, përgjatë bregut të Vaud-it, parkingu pranë plazhit ishte kthyer në vend të preferuar për punëtorët e huaj. Aty, autoritetet kanë ndërhyrë me sinjalistikë ndaluese dhe diskutime të shumta me përdoruesit, duke e zgjidhur situatën, sipas anëtares së komunës, Hélène Saxer.
E-Diaspora
-
Politikanët sërish në Alba Festival Në margjinat e Albafestivalit 2025, të dielën gjatë ditës së dytë të tij, u zhvillua një...
-
Kombëtarja e Zvicrës ka kompletuar zyrtarisht listën e lojtareve për Kampionatin Evropian 2025!
-
Parada e shqiptarëve në Nju-Jork
-
SUEDI
Nita Mulliqi përfundoi me sukses studimet e doktoraturës në Institutin Karolinska në Stokholm
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Gjermani kërkon rimbursim prej 2.4 miliardë CHF – Zvicra ndalon pagesën në minutën e fundit Në shikim të parë, aplikimi dukej i plotë dhe korrekt, por pas një inspektimi më të...
-
Politikanët sërish në Alba Festival
-
Nuk ka ndihma për emigrantët pa dokumente në Cyrih
-
Prishja e ndërtesave të vjetra në Zvicër me pasoja sociale
-
Rritet rreziku i zjarreve në pyje në disa rajone të Zvicrës