Lajme

Lozanë: Policia në kërkim të një luaneshe të arratisur

Në orën 15:30, një person privat ka raportuar se një luan po ecte në kopsht, transmeton albinfo.ch. Pamja që ka treguar ai në fotografi u konfirmua nga eksperti

Një “mace e madhe” është në lëvizje në komunën Epalinges në veri të Lozanës. Policia paralajmëron njerëzit që të mos ikin nga kafsha e egër dhe në vend të kësaj këshillon të informojnë autoritetet në rast se shohin një të tillë.

Në orën 15:30, një person privat ka raportuar se një luan po ecte në kopsht, transmeton albinfo.ch. Pamja që ka treguar ai në fotografi u konfirmua nga eksperti. Sipas punonjësve të kopshtit zoologjik në Servion, kafsha në foto thuhet se është një luaneshë, shkruan 20minuten.ch.

Sipas policisë kantonale, policia, autoriteti i kafshëve të egra të kantonit Vaud dhe veterinari kantonal ndodhen në vend. “24heures”, shkruan se disa dronë dhe një helikopter Super Puma janë në aksion që prej orës 18:00, duke qarkulluar mbi zonë, përcjell albinfo.ch Patrulla të shumta policie dhe snajperë janë gjithashtu në vend.

Kopshti Zoologjik Servion ka konfirmuar se të dy luanët e tyre janë ende në kopshtin zoologjik. Pra, nëse macja e egër është arratisur nga ndonjë kopsht zoologjik, atëherë Sikypark në Crémines (BE) do të ishte e vetmja mundësi.

Siç shkruajnë mediat zvicerane, aktualisht nëpër media sociale ka zëra se ky mund të jetë një “shaka e parakohshme e 1 prillit”, por me këtë rast policia paralajmëron se kushdo që ka bërë një shaka të tillë, do t`i kushtojë shumë shtrenjt”.