Lajme
Lucerni voton për të kufizuar qiratë afatshkurtra
Lucerni është bërë qyteti më i fundit zviceran që kufizon qiratë afatshkurtra, duke përfshirë Airbnb, në një maksimum prej 90 ditësh në vit.
Pak më shumë se 64% e votuesve miratuan të dielën një amendament ligjor të paraqitur nga Partia Social Demokrate e krahut të majtë, sipas rezultateve zyrtare, përcjell albinfo.ch.
Propozimi synon të kufizojë qiratë e përkohshme në shkallë të gjerë nga ofruesit komercialë dhe të bëjë më shumë hapësirë jetese të disponueshme për banorët vendas pa penguar turizmin, sipas aktivistëve.
Nisma e krahut të majtë përbën një ndalim de facto për Airbnb, sipas vëzhguesve, pasi qiratë afatshkurtra janë fitimprurëse për pronarët e pronave vetëm pas 90 ditësh.
Një kundërpropozim i zbutur nga qeveria vendore nuk arriti të fitonte shumicën të dielën.
Modeli i Gjenevës
Kufizime në nënqira afatshkurtër të akomodimit janë futur gjithashtu në dy rajone në Zvicrën perëndimore, veçanërisht në Gjenevë gjatë pesë viteve të fundit.
Në nivel lokal, Berna shtrëngoi gjithashtu kushtet ligjore për qiratë afatshkurtra, duke kufizuar numrin e Airbnb-ve në një ndërtesë në qytetin e vjetër historik, përcjell tutje albinfo.ch.
Qirajet afatshkurtra i nënshtrohen një takse turistike në disa kantone, duke përfshirë Gjenevën, Cyrihun dhe Bazelin.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












