Lajme
Lumengo kandidon sërish
Përkundër vendimit gjyqësor që e ngarkon për falsifikim të votave, ai thotë se nuk e ka ulur kurrë kokën
Politikani kontrovers me prejardhje afrikane, deputeti federal aktual Ricardo Lumengo, do të kandidojë sërish për këtë post në zgjedhjet nacionale që mbahen në vjeshtë.
I përballur me akuzat për falsifikim të votave, ai vitin e kaluar qe detyruar të braktisej nga partia e tij (Partia Socialdemokrate) dhe të vazhdonte punën e deputetit pa parti.
Kandidimin e tij të sërishëm për Parlamentin Nacional, Lumengo e ka bërë publik përmes një videoje të publikuar në Youtube.
“Kam kënaqësinë të shpall kandidaturën time”, thotë Lumengo në këtë video. “Unë do ta mbroj ulësen time në Parlamentin Nacional këtë vjeshtë”, shkruan 20minuten.ch.
Ai pastaj ka thënë se përkundër vendimit gjyqësor të shkallës së parë që e ngarkon për falsifikim të votave, ai nuk e ka ulur kurrë kokën. “Sepse jam i bindur për pafajësinë time”, ka vazhduar Lumengo.
E-Diaspora
-
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip Diaspora shqiptare po i ndjek me shqetësim zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa studentët kërkojnë zbatim... -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës Zyra e prokurorit publik në Gjenevë ka planifikuar një operacion në shkallë të gjerë gjatë samitit... -
Si e vendos inteligjenca artificiale të ardhmen e ekonomisë zvicerane? -
Një flotilje e re për Gazën u kap nga Izraeli pranë Qipros, katër zviceranë të arrestuar -
Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor? -
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate














