Lajme
Macron dhe Le Pen shkojnë në balotazh
Macron mori 27.6% te votave, Le Pen fitoi 23.4%
Bëhet e ditur se Emanuel Makron ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, por Franca do të shkojë në balotazh për të zgjedhur kreun e ri të shtetit. Kur janë numëruar më shumë se 97 për qind e votave të zgjedhjeve të raundit të parë, Makron ka marrë 27.6%, përcjell albinfo.ch.
Ai do të sfidohet në raundin e dytë që mbahet më 24 prill nga kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e cila të dielën siguroi 23.41%. Në vendin e tretë në zgjedhjet e djeshme u rendit kandidati i së majtës Jean-Luc Melenchon, i cili ka marrë rreth 22% të votave.
Fituesi i garës për Pallatin Elysee do të varet shumë nga mbështetja që do të bëjnë rivalët e Macron dhe Le Pen, ku një rol përcaktues do të ketë edhe qëndrimi që do të mbajë pikërisht kandidati i së majtës, Jean-Luc Melenchon.
Ai në një reagim pas zgjedhjeve të djeshme tha se mbështetësit e tij nuk duhet t’i jepnin asnjë vot Le Pen, por ndryshe nga kandidatët e tjerë nuk mbështeti as presidentin aktual. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C













