Integrimi
Majko: Shqipëria nuk bëhet pa diasporën!
Shqipëria nuk bëhet pa vullnetin dhe kontributin e diasporës”, ka thënë ministri shqiptar i diasporës, Pandeli Majko, duke iu referuar ndihmës së paçmueshme që diaspora shqiptare ka dhënë në të gjitha proceset politike dhe të shtetndërtimit në trojet shqiptare
Pallati i Brigadave në Tiranë ka qenë mbrëmë ambienti të cilin ministri shqiptar i diasporës, Pandelio Majko, e ka zgjedhur për të bërë pritjen solemne të pjesëmarrësve të Samitit te Dytë të Diasporës, një ditë para fillimit të punimeve të këtij samiti.
Në një atmosferë miqësore, disa qindra mërgimtarë dhe të tjerë, kanë komunikuar dhe shkëmbyer mes vete, në një koktej të shtruar me këtë rast për ta nga Qeveria e Shqipërisë. Ata presin që ky samit të japë impulse të reja për faktorizimin e diasporës shqiptare në raport me vendet e prejardhjes dhe vendet ku jeton.
Albinfo.ch ka qenë në këtë pritje dhe do të sjellë për lexuesit e saj atmosferën nga ky samit dhe zhvillimet tjera rreth tij.
Pandeli Majko në rolin e nikoqirit i ka shprehur diasporës mirënjohjen për gjithë çfarë ajo me vite ka bërë dhe po bën për atdheun. Ai ka theksuar se diaspora është një dhe unike, ajo nuk vepron mbi bazë të orientimeve politike. Majko më tutje ka thënë se “Shqipëria nuk bëhet pa vullnetin dhe kontributin e diasporës”, duke iu referuar ndihmës së paçmueshme që diaspora shqiptare ka dhënë në të gjitha proceset politike dhe të shtetndërtimit në trojet shqiptare prej më shumë se një shekulli. Ai ka vënë në pah peshën e madhe të kontributit të mërgatës në krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Pjesëmarrës të shumtë të samitit kanë pritur në radhë të gjata për të bërë një fotografi me ministrin e diasporës të Republikës së Shqipërisë, Pndeli Majko.
Gjatë ditës së sotme të punimeve të samitit, do të mbahet një sesion plenar dhe pas tij edhe pesë panele që do të fokusohen në tema të ndryshme që lidhen me problematikën e diasporës. Në sesionin plenar pritet të flasin persronalitete nga më të lartat të politikës në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni, përfshirë këtu edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetaruin e BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërsa në panele do të marrin pjesë dhjetëra aktivistë dhe ekspertë të diasporës dhe të çështjeve të migracionit, nga vendi dhe nga bota.
Shqipëria nuk bëhet pa vullnetin dhe kontributin e diasporës”, duke iu referuar ndihmës së paçmueshme që diaspora shqiptare ka dhënë në të gjitha proceset politike dhe të shtetndërtimit në trojet shqiptare prej më shumë se një shekulli.
Në samitin e parë të diasporës, të mbajtur në nëntor të vitit 2016, platformën informative Albinfo.ch ishte nderuar me një mirënjohje të veçantë “Shqiponja e Artë”, “për kontribut të veçantë në informimin e diasporës shqiptare. Albinfo.ch ishte zgjedhur në mesin e 15 organizatave që kanë dhënë kontributin e tyre për komunitetin shqiptar nëpër botë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën