Lajme
Makolli: Të rishikohet strategjia për regjistrimin e diasporës
Nuk duhet të rishikohet procesi si tërësi, por vetëm strategjia për regjistrimin e diasporës, ka deklaruar ish ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli
Ish-ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli kërkon që regjistrimi i diasporës të vazhdoj deri në fund, ndërsa e konsideron të nevojshme që të rishikohet Strategjia për regjistrimin e Diasporës. Ai thotë se nuk duhet të rishikohet procesi si tërësi, por vetëm strategjia sepse regjistrimi si i tillë, sipas Makollit, ka rëndësi të veçantë për Kosovë.
“Procesi i regjistrimit të diasporës duhet të jetë interes i përgjithshëm dhe të shikohet si projekt kombëtar. Rishikimi i strategjisë për regjistrimin e diasporës është i nevojshëm, por jo procesi i tërësishëm. Natyrisht se ka nevojë të rishikohet strategjia gati për çdo muaj në mënyrë që të jetë efikase”, ka deklaruar Makolli.
Ai ka thënë se sa ishte ministër i Diasporës ka punuar mjaft, por që në procesin e regjistrimit të diasporës ka pasur efekt edhe bllokada politike e vitit të kaluar.
“Kemi bërë aq sa na kanë lejuar rrethanat e një viti zgjedhor. Mendoj se sa i përket angazhimit dhe çështjeve të tjera nuk kam pasur asnjë hezitim në këtë drejtim. Por, natyrisht jam i bindur se edhe viti zgjedhor ka pasur efektin e vet”, ka vlerësuar Makolli për Epoka e re.
Në këtë kontekst, ai ka deklaruar se ky proces duhet të vazhdojë sepse është në interes të përgjithshëm të shtetit të Kosovës.
“Është proces i cili duhet të vazhdojë sepse është në interes të përgjithshëm të shtetit të Kosovës. Mendoj se procesi i regjistrimit të diasporës do të jetë i suksesshëm. Sa do të jetë kohëzgjatja e tij është çështje tjetër, por fundi i tij do të sjellë rezultate pozitive. Prandaj, nuk dyshoj aspak në suksesin përfundimtar të procesit të regjistrimit”, është shprehur Makolli.
Makolli ka thënë se të gjithë i kanë borxh mërgatës, e cila ka dhënë kontribut të veçantë në periudha të ndryshme për Kosovën.
“Kësaj kategorie të gjithë ne i kemi borxh të madh. Është edhe në interes të mërgatës dhe institucioneve të Kosovës të ketë një bashkëveprim. Në këtë drejtim dua të besoj se do të vazhdojë bashkëpunimi i të gjitha veprimeve të përbashkëta në raport me mërgatën dhe jo vetëm Ministria e Diasporës, por edhe institucionet e tjera duhet ta kenë këtë parasysh”, ka thënë ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












