Maqedonia

Ambasada e SHBA-së në Shkup ul flamujt në gjysmështizë

Pas tragjedisë ku humbën jetën 14 persona nga aksidenti rrugor në autostradën Shkup-Tetovë, edhe Ambasada e SHBA-së në Shkup ka ulur flamujt në gjysmështizë për nder të viktimave, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.

“Flamujt e ambasadës sot dhe nesër do të jenë në gjysmështizë pas humbjes tragjike të personave në aksidentin e djeshëm  në autostradën Shkup-Tetovë. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta deri te familjarët e viktimave me dëshirë për rikuperim të plotë të personave të lënduar”, thonë nga Ambasada amerikane në Shkup.