Maqedonia
Maqedoni e Veriut: Dështon interpelanca ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashit
Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut dështoi interpelanca e dorëzuar grupi parlamentar i së Majtës e mbështetur edhe nga LSDM-ja në opozitë ndaj kryetarit të kuvendit.
Në argumentimin për interpelancën në kuvendin e Maqedonisë së Veriutthuhet, se kryeparlamentari Afrim Gashi ka punuar në mënyrë joprofesionale, antikushtetuese dhe ka lënduar laicitetin e shtetit, sepse ka lejuar kryerjen e riteve fetare në njërën nga seancat e komisionit. Përmendet edhe rasti i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit dhe sipas partisë “LEVICA”, kryeparlamentari ka shkelur përdorimin e gjuhës maqedonase, sepse betimin që ka bërë, si president tashmë i zgjedhur, e ka thënë fillimisht në shqip dhe jo në gjuhën maqedonase.
Kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski e ka vlerësuar interpelancën si marrëzi dhe papjekuri politike të partive opozitare maqedonase. “Kjo është papjekuri, do të thosha marrëzi e koalicionit LSDM, BDI dhe partisë ‘E Majta’ dhe se absolutisht nuk ka bazë për interpelancë ndaj kryeparlamentarit Gashi dhe ne nuk do ta mbështesim një iniciativë të tillë dhe kemi një sërë argumentesh pse nuk duhet ta bëjmë atë”, ka thënë kryeministri Mickoski.
Për koalicionin “VLEN” interpelanca është një eksperiment politik i pakuptimtë dhe tentativë për destabilizim të vendit.
“Shprehim mbështetje pa rezervë dhe unanime për kryetarin Afrim Gashi, duke theksuar se kjo interpelancë është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve shtetërore dhe integrimit euro-atlantik të vendit. Kjo është një iniciativë e parashtruar nga partia anti-NATO, “LEVICA”, me mbështetje të hapur nga LSDM dhe të fshehur nga BDI, të cilat në fakt po testojnë një koalicion opozitar të zgjeruar në dëm të interesave strategjike”, vlerësojnë nga VLEN.
“Nuk shoh me çfarë i kam shkelur autorizimet, po e bëj punën në mënyrën më të ndershme dhe më të përgjegjshme siç di. Në interperlancë në thelb nuk ka asgjë që janë shkelur parimet e punës së Kuvendit apo janë shkurtuar të drejtat e një deputeti apo grupi të deputetëve, por bëhet fjalë për tema të parëndësishme për disa media që duan pëlqime dhe komente në rrjetet sociale.Jam i bindur se e vërteta do të dalë në shesh”, është shpreh Afrim Gashi kryetar i Kuvendit.
Deputet i Frontit Evropian, Blerim Bexheti ka thënë, se grupi parlamentar i Frontit Evropian do t’i paraqes vërejtjet, por siç bëri të ditur për çështje parimore nuk do të votojnë për shkarkimin e Gashit.
“Ne do t’i japim vërejtjet tona për punën e Gashit, por ne për arsye parimore nuk do të votojmë për shkarkimin për iniciativën e partisë “E Majta”, është shprehur deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti.
Interpelanca ndaj kryeparlamentarit nuk u mbështetet as nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët krahu i Selës. Ata thonë se edhe pse nuk janë të kënaqur nga puna e kryeparlamentarit Gashi, megjithatë argumentet e Levicës sipas tyre janë të pabaza. “Ne kurrë s’kemi qenë në një linjë me ata që duan të zhbëjnë ekzistencën kombëtare shqiptare. Apasievat dhe të ngjashmit e tyre tek ne do të gjejnë vetëm kundërshtarin dhe asnjëherë aleatin”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Nga grupi parlamentar i LSDM-së numërojnë disa nga arsyet për pranimin e interpelancës duke theksuar skandalin ne aeroportin e Shkupit dhe rastin e dasmës me veturë zyrtare të kryeparlamentarit Afrim Gashi.
“Qëndrimi im personal është që interpelanca duhet të mbështetet. Janë bërë shumë lëshime për të cilat ne ishim ata që e informuan opinionin. Jo vetëm ne por edhe disa institucione dolën dhe konstatuan disa shkelje sa i takon rregullave të sjelljes së kryeparlamentarit”, ka thënë Venko Filipçe kryetar i LSDM-së./DW
E-Diaspora
-
Zëri i viktimave të Kosovës, në “Kopshtin e të zhdukurve” në Gjenevë Me këtë rast shfaqet filmi "Zgjoi" i Blerta Bashollit me praninë e Fahrije Hotit, historia e...
-
Tabaku takon drejtuesit e diasporës shqiptare në Gjermani, katër pikat kyçe që u diskutuan
-
Suedi
Suedi: Elena Sadiku shënon historinë, bëhet trajnerja më e re e futbollit e të gjitha kohëve
-
Zvicër
Xherdan Shaqiri festoi ditëlindjen e 33-të
-
Gjermani
Laura Spaqi, kosovarja tjetër në garë për këngëtaren më të mirë të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Produktet e kujdesit personal ndikojnë në cilësinë e ajrit të brendshëm, paralajmëron studimi zviceran Një studim zviceran pretendon se produktet tipike të kujdesit personal mund të kenë një ‘ndikim të...
-
Lajmet që karakterizuan ditën e premte në Zvicër
-
Pse Serbia e pret Zvicrën në Leskovc e jo në Beograd?
-
Pse këtë vit aeroporti i Gjenevës u rendit më i keqi në Evropë?
-
Benzina po bëhet më e lirë në Zvicër