Lajme
Maqedoni: Ekstradime edhe pse me dyshtetësi
Parlamenti i Maqedonisë me 90 vota pro dhe asnjë kundër miratoi vendimin për fillimi e ndryshimit të kushtetutës që kanë të bëjnë me ekstradimet.
Ndryshimet parashikojnë që Maqedonia mbi bazën e marrëveshjeve ndërkombëtare të mund të ekstradojë shtetas të saj në vende të tjera, të cilët kërkohen për krim të organizuar, por edhe të kërkojë shtetas të huaj të cilët gjithashtu kërkohen për akuza për krim të organizuar në Maqedoni.
Ndryshimet kushtetuese mundësojnë ndjekje edhe të atyre që mund të përdorin shtetësinë e dyfishtë me çka ekzistonte mundësia e shmangies së vuajtjes së dënimit.Maqedonia është vend që njeh shtetësinë e dyfishtë por nga ana tjetër ka edhe raste të zyrtarëve të lartë të cilët pasi janë akuzuar ose dënuar për vepra të ndryshme kriminale, kryesisht të karakterit financiar dhe abuzime me poste, i janë shmangur dënimeve ose gjykimeve për shkak të shtetësive të dyfishta që ata kanë.
Ekspertët e të drejtës kushtetuese thonë se ndryshimet e bëra ndërmerren për shkak të kërkesës në rritje nga subjektet evropiane për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Këto ndryshime prekin më shumë në një farë mënyrë edhe ata shtetas të Maqedonisë që jetojnë jashtë, kryesisht emigracioni, shumica e të cilëve kanë shtetësi të dyfishtë. Tani ekstradimi i tyre, tyre nëse janë të përfshirë në vepra kriminale në Maqedoni, do të mund të ndërmerret më lehtë dhe ata mund të gjykohen në Maqedoni.
Ndryshimet kushtetuese u propozuan nga Qeveria, Ministri i Drejtësisë gjatë shpjegimit se pse duhet ato të miratohen pikërisht përmendi luftën kundër krimit të organizuar për të cilën gjë tha se “në periudhën e kaluar është rritur dhe ka marrë përmasa serioze rajonale dhe ndërkombëtare”.
Miratimi i fillimit të ndryshimeve në Kushtetutë ndonëse pa asnjë kundërshtim nuk kaloi dhe pa përplasje. Opozita maqedonase ishte tejet kritike duke thënë se propozimet për ndryshime ishin bërë pa një debat paraprak, ndërkohë që ajo mendonte se hapja e mundësisë për të ndryshuar dokumentin kapital duhej të shfrytëzohej edhe për ndryshime të tjera.
Në debat të ndërsjellë u përfshinë edhe partitë shqiptare, DR në opozitë akuzoi BDI-në në qeveri se nuk kishte mundur të ndikojë që mekëto ndryshime kushtetuese të përfshiheshin edhe disa elemente të tjera të cilat kryesisht do të avanconin përfaqësimin shqiptar. Nga BDI thanë se do të iniciojnë ndryshime në kushtetutë në periudhën në vazhdim.
Ndryshimet kushtetuese sipas ligjeve në Maqedoni bëhen me tre faza. Sot u miratua faza e parë, e fillimit të procedurës për ndryshime. Më pas fillojnë procedurat për formulimin e propozim amendamentit që duhet të përfshihet në Kushtetutë. Dhe faza e tretë është diskutimi për këtë propozim amendament kur mund të bëhen edhe sugjerime të tjera për formulimin e tij dhe miratimi i tij.
Ndryshimet në kushtetutë miratohen me dy të tretat e votave.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë Rreth 17 mijë tekste shkollore janë dërguar në 18 shtete për të mbështetur mësimin e gjuhës... -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Gjykata pezullon ndalimin e burkinit në pishinat publike të Gjenevës Vendimi i Parlamentit kantonal është lënë përkohësisht në fuqi të pezulluar pas ankesave për shkelje të... -
Zvicra nis digjitalizimin e procedurave për marrjen e shtetësisë -
Një valë e re të nxehti pritet javën e ardhshme në Zvicër -
Ku qëndron frangu në raport me euron dhe dollarin? -
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim












