Maqedonia
Maqedoni: Tre viktima dhe 74 raste të reja me Covid-19
Tre viktima, 90 të shëruar dhe 74 raste të reja është bilanci i sotëm për Covid-19. Brenda 24 orëve janë realizuar gjithsej 689 testime.
Në Shkup janë regjistruar 14 raste të reja, Kumanovë-8, Shtip-13, Strugë-1, Kavadar-3, Gostivar-22, Koçani-1, Berovë-3, Vinicë-4, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2.
Prej rasteve të shëruara brenda 24 orëve, 23 persona vijnë nga Shkupi, nga Kumanova-1, Dibra-1, Shtipi-11, Tetova-17, Velesi-1, Ohri-1, Kavadari-3, Gostivari-9, Radovishi-5, Koçani-1, Shën Nikolla-17.
Të tre viktimat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, një pacient nga Manastiri në moshën 73 vjeçe, një pacient nga Demir Hisar poashtu në moshën 73 vjeçe si dhe një pacient nga Shkupi në moshën 44 vjeçe.
Sipas statistikave të fundit, numri i personave të prekur nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 11128. Që nga fillimi i pandemisë 6972 pacientë janë shëruar kurse 500 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin numri i rasteve aktive me Covid-19 në vendin tonë është 3656.
E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025














