Kosova

Maqedonia e Veriut i njeh lejet e vozitjes së Kosovës

Kuvendi i Maqedonisë Veriut e ratifikoi marrëveshjen me Republikën e Kosovës për njohjen reciproke lejeve për vozitje, bazuar marrëveshjen e arritur mes dy shteteve 28 janar 2019. 

“Me qëllim përmirësimin e sigurisë në komunikacionin rrugor në territoret e shteteve nënshkruese të marrëveshjes, dy palët, në mënyrë reciproke, i njohin lejet e vozitjes, të lëshuara në territoret e shteteve të tyre në bazë të qëndrimit të rregullt të përcaktuar nga institucionet përkatëse”, thuhet mes tjerash në nenet e marrëveshjes së ratifikuar. 

Marrëveshja është mbështetur nga gjithë deputetët, përfshirë edhe ata partisë opozitare VMRO DPMNE, por vërejtja e tyre ka pasur bëjë me zvarritjen e procedurave për nisjen e punimeve ndërtimore për autostradën Shkup-Bllacë, lidh Maqedoninë e Veriut me Republikën e Kosovës, transmeton rel, përcjell albinfo.ch. 

Deputeti Ilija Dimovski tha se janë të pakuptimta vonesat e autoriteteve, kur kihet parasysh fakti se pala kosovare e ka përfunduar pjesën e saj të autostradës Prishtinë-Shkup. 

Me këtë, sipas deputetit të opozitës maqedonase, qeveria ka dështuar në premtimin e saj për ndërtimin e infrastrukturës me shtetin fqinj. 

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut është njoftuar se projekti është në përfundim e sipër, ndërsa punimet pritet të nisin gjatë këtij viti.