Maqedonia
Maqedonia e Veriut mbetet në mesin e vendeve të korruptuara
Maqedonia e Veriut ka përparuar me dy pikë dhe nëntë pozicione në listën e fundit të Transparency International, e cila vlerëson përparimin e vendit në luftën kundër korrupsionit. Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023, Maqedonia e Veriut është në vendin e 76-të me 42 pikë, krahasuar me vitin 2022 kur ishte në vendin e 85-të me 40 pikë, përcjell albinfo.ch.
Raporti thekson se në shtator të vitit 2023, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut minoi ndjeshëm gjyqësorin. Në një procedurë jotransparente dhe të shpejtë, deputetët ndryshuan Kodin Penal, duke ulur dënimet me burg dhe parashkrimin e shpërdorimit të detyrës. Kjo, thuhet në raport, do të bënte që rreth 200 raste të dyshuara për korrupsion të vjetërsohen, shumë prej të cilave përfshinin ish-zyrtarë të lartë.
Nga vendet e rajonit, më e mira, edhe pse pa ndryshime në krahasim me vitin e kaluar, është Kroacia me 50 pikë dhe është në pozitën e 57-të. E renditur më keq, edhe pse me një pikë përmirësimi indeksi, është Bosnja dhe Hercegovina, e cila ndodhet në vendin e 108-të. Greqia ka rënë me tre vende dhe është në vendin e 59-të me 49 pikë. Mali i Zi me progres prej 1 pikë është në vendin e 63-të me 46 pikë. Shqipëria ka avancuar me një pozicion dhe është në vendin e 67-të me 45 pikë indeksi. Bullgaria ka avancuar me dy vende dhe është në vendin e 98-të me 37 pikë indeksi. Kosova pa lëvizur me 41 pikë është në vendin e 83-të, ndërsa Serbia nuk ka lëvizur dhe është në vendin e 104-të me 36 pikë.
Ndryshe, nga gjithsej 180 vende, në një shkallë ku 0 është më i korruptuari dhe 100 më pak i korruptuar, RMV-ja është në shoqërinë e Bahreinit, Kinës, Kubës, Hungarisë, Moldavisë dhe Trinidad e Tobago.
Danimarka ka pikët më të larta këtë vit me 90 pikë, e ndjekur nga Finlanda me 87 dhe Zelanda e Re me 85. Më keq renditet Somalia me 11 pikë, e ndjekur nga Venezuela, Siria dhe Sudani i Jugut me 13 pikë.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2023 tregon përgjithësisht se korrupsioni po lulëzon në mbarë botën.
Maqedonia e Veriut ndodhet në rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore me 19 vende, rezultati mesatar i të cilave është 35 pikë. Më të mirët renditen Mali i Zi – 46 pikë, Armenia – 47 dhe Gjeorgjia – 53. Më keq renditen Turkmenistani – 18 pikë indeks dhe Azerbajxhani me 23 pikë indeks.
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër













