Maqedonia
Maqedonia nuk ka datë se kur do t’i vijnë vaksinat
Nga Ministria e Shëndetësisë, nuk kanë një datë të konkrete se kur Maqedonia do të marrë dërgesë të re të vaksinave.
Më herët ministri Venko Filipçe njoftoi se deri në fund të këtij muaji do të mbërrijnë, 20,000 vaksina nga “Pfizer” dhe 25,000 të tjera nga “Astra Zeneka” përmes mekanizmit Covaks, shkruan Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Me vaksinat që janë në dispozicion, përkatësisht 3000 doza të “Sputnik” -it rus dhe donacionin nga Serbia të rreth 8,000 dozave “Pfizer”, imunizimi kryhet vetëm për personelit mjekësor.
“Procesi i shpërndarjes së vaksinave përmes mekanizmit Kovaks ka filluar. Publiku do të informohet në kohë të duhur, për datën e saktë të mbërritjes në vendin tonë. Për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të shtruar në spital dhe nevojës për të shtuar stafin në pavijonet infektive, imunizimi i punonjësve shëndetësorë, që punojnë me pacientët me Covid aktualisht është duke vazhduar dhe do të vazhdojë”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Megjithëse vende si Danimarka, Norvegjia, Italia dhe Islanda kanë ndaluar vaksinimin me Astra Zeneka, si masë parandaluese, për shkak të dyshimeve për mpiksje të gjakut, Organizata Botërore e Shëndetësisë është e mendimit se nuk ka asnjë arsye për të pezulluar këtë vaksinë.
Nga Agjencia Evropiane e Barnave gjithashtu thanë se Astra Zeneka nuk kishte asnjë lidhje me mpiksjen e gjakut. Autoritetet tona shëndetësore thonë se po ndjekin nga afër rekomandimet.
“Disa vende kanë vazhduar vaksinimin me Astra Zeneka, të tilla si Gjermania dhe Franca, ndërsa Spanja nuk ka ndalur aspak. Disa vende kanë ndaluar përkohësisht vaksinimin. Vendi ynë do të ndjekë udhëzimet dhe rekomandimet e Agjencisë Evropiane të Mjekësisë, dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe do të veprojë në përputhje me rekomandimet e reja”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë, kërkohet takim urgjent midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për shpërndarjen e vaksinave. Në një letër të përbashkët, Austria, Bullgaria, Letonia, Sllovenia dhe Republika Çeke i kërkojnë Brukselit, që të ketë një shpërndarje më të drejtë të vaksinave edhe në BE.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse