Maqedonia
Maqedonia u shtohet shteteve që dëbojnë diplomatët rusë
Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, ka konfirmuar lajmin se edhe Maqedonia është mes shteteve që ka dëbuar diplomatët rusë nga vendi.
“I njoftojmë autoritetet ruse për vendimin tonë për largimin e diplomatit rus, në konsultim të ngushtë me partnerët tanë, në solidaritet me Britaninë e Madhe si dhe për t’i mbrojtur interesat tona të sigurisë”, shkroi Dimitrov në rrjetet sociale, informon albinfo.ch.
Por menjëherë ka qenë reagimi i ambasadës ruse në Shkup, e cila i është kundërpërgjigjur: “Qeveria solli vendim që ta dëbojë diplomatin rus. Përgjegjësinë e plotë nga ky provokim dhe aktin armiqësor në marrëdhëniet ruso-maqedonase do t’i bart pala maqedonase”, publikoi ambasada ruse në Twitter.
Shtetet e BE (pa Austrinë), SHBA, Kanada, Shqipëria, Ukraina dhe Maqedonia janë shtetet që kanë dëbuar diplomatët rusë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran? Një aksident i ndodhur në autostradën A9 në Zvicër ka rikthyer në qendër të debatit çështjen... -
Monako gjobit UBS-në me 6 milionë euro për pastrim parash -
Stolat e autostop-it për të moshuarit po fitojnë terren në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi -
Papunësia ra në 3% në prill













