Maqedonia
Maqedonia vendos nesër për kufijtë
“Sigurisht që do të sjellim vendim në Qeveri, debati është kualitativ të gjithë kërkojnë që të kihet kujdes, do të ndihmoj edhe në aspektin ekonomik”, u shpreh Zaev
Rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive për hapjen e kufijve me vendet e rajonit pa PCR test gjatë ditës së nesërme do të shqyrtohet në Qeverinë e Maqedonisë Veriore.
Këtë e konfirmoi sot vetë kryeministri maqedonas Zoran Zaev, duke lënë hapësira të kuptohet se vendimi mund të jetë pozitiv, ngase sipas tij Maqedonia nuk dëshiron të jetë e izoluar, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve, shkruan Alsat, përcjell albinfo.ch.
“Të martën do ta sjellim edhe këtë vendim, bëhet fjalë për iniciativë rajonale, nuk është e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse rajoni është i vogël ndërsa numrat përafërsisht janë të njëjtë. Sigurisht që do të sjellim vendim në Qeveri, debati është kualitativ të gjithë kërkojnë që të kihet kujdes, do të ndihmoj edhe në aspektin ekonomik. Fakt është se të gjithë jemi të frikësuar nga numrat që po rritën në gjithë botën, në rajonin tonë, në të gjithë Evropën, ndërkohë që sigurisht që duam t’i respektojmë edhe njerëzit kompetent (profesionistët) siç është Komisioni për Sëmundje Infektive. Një iniciativë të këtillë, ku veç kemi Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën që janë të hapura, po presim përgjigje edhe nga Serbia dhe Bullgaria. Në shikim të parë Komisioni është pozitiv rreth këtyre çështjeve, do t’i jep edhe argumentet e saja para Qeverisë përmes ministrit Venko Filipçe, të martën në seancën e rregullt të Qeverisë, ku qeveria gjithsesi do të sjell vendim. Ne nuk dëshirojmë që të jemi të izoluar nga rajoni, në rast se rajoni është i hapur atëherë duhet dhe ne, rajoni është i vogël, jemi të lidhur me rajonin edhe në aspektin shëndetësor edhe në atë ekonomik.
Ashtu që në radhë të parë jemi pozitiv kur vet profesionistët e shëndetësisë japin sugjerime, por gjithsesi duhet ta potencoj se ato sugjerime do të jenë po udhëtime pa PCR por vetëm kur është e domosdoshme. Madje themi se edhe prej shtëpie të dilet vetëm kur është më se e domosdoshme dhe duke pasur kujdes në zbatimin e të gjitha masave dhe protokolleve”, deklaroi Zaev.
Vendim të ngjashëm për hapjen e kufijve pritet të miratojnë edhe qeveritë e shteteve të rajonit, në mënyrë që qytetarët të mund të lëvizin pa prezantuar para autoriteteve kufitare PCR testin negativ për koronavirus.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën












