Maqedonia

Maqedoninë Veriore më së shumti e kanë vizituar turqit

Në muajin shkurt ka pasur 5.104 turistë nga Turqia, 3.448 turistë nga Serbia, 2.679 nga Greqia dhe 1.500 turistë nga vendet e tjera

Në muajin shkurt numri më i madh i turistëve që kanë vizituar Maqedoninë e Veriut kanë qenë nga Republika e Turqisë.

Pas turqve, pasojnë turistët nga Serbia, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Statistikave.

“Në muajin shkurt ka pasur 5.104 turistë nga Turqia, 3.448 turistë nga Serbia, 2.679 nga Greqia dhe 1.500 turistë nga vendet e tjera”, thuhet në raport, transmeton albinfo.ch.

Numrat tregojnë se edhe në muajt e mëparshme janar dhe dhjetor numri më i madh i turistëve ka qenë përsëri nga Turqia.

Statistika tregojnë se në muajin nëntor të vitit të kaluar ka pasur një rritje të turistëve nga Britania e Madhe, Kosova, Kroacia, Italia, SHBA dhe vende të tjera.