Maqedonia
“Maqedonishtja”, obligative në të gjitha fakultetet
Mësim të obligueshëm të gjuhës maqedonase në të gjitha universitete shtetërore dhe private, punësim të lektorëve në të gjitha institucionet publike si dhe formim të Inspektoratit për përdorimin e gjuhës maqedonase- janë vetëm një pjesë e propozimeve në debatin e sotëm publik për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase.
Gjuhëtarët propozojnë edhe miratim të trajnimit për shqiptim të duhur nëpër paraqitjet publike të politikanëve dhe gazetarëve.
“Angazhohemi që njerëzit tanë të jenë më të ngritur, sidomos opinioni akademik dhe për këtë vlerësojmë që duhet të zbatohet lëndë që quhet- kultura e shprehjes apo e shkrimit, pa marrë parasysh si do të quhet”, tha Elena Jovanova Gruevska, drejtoreshë e Institutit për gjuhë maqedonase.
“Propozoj trajnim për të gjithë përfaqësuesit e pushteteve, që të shprehurit të mos jetë aq i keq, siç e dëgjojmë për momentin”, u shpreh Iskra Panovska Dimkova- profesoreshë universitare.
Kryetari i Këshillit që e propozoi ligjin, profesori Ludmill Spasov, thotë që të gjitha ligjet për avancimin e gjuhëve, duhet të shihen si bashkëpunim, e jo si mohim.
“Ky ligj nuk bie ndesh, përkundër, në bashkëpunim me ligjin e gjuhëve, do të thotë, nuk mohohen njëra me tjetrën, siç është rendi dhe vendi i një shteti të caktuar, sepse ky është shtet i përbashkët i të gjithëve, me të gjitha gjuhët amë. Por, gjuha maqedonase është gjuha më e madhe shtetërore, sidomos në komunikim jashtë vendit dhe është unifikues”, tha Ludmill Spasov- kryetar i Këshillit për gjuhë maqedonase.
Me këtë ligj parashihet të formohet Inspektorati për përdorimin e gjuhës maqedonase, i cili do të ketë të drejtë edhe të gjobisë. Me ligjin në fjalë propozohet edhe ripërtëritja e zyrave të lektorëve si dhe hapja e zyrave të reja në gjuhën maqedonase nëpër universitetet e huaja, ndërsa ofrohet mundësi për mësimin e maqedonishtes në qendrat kulturore të ambasadave jashtë vendit, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 Ekspozita kushtuar Akademik Aganit u organizua nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, SHBK “Salih Çekaj” në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 Shoqata FIZ Avokim dhe Mbështetje për Gratë Migrante dhe Viktimat e Trafikimit regjistroi 228 persona në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz














