Lajme
“Marka tregtare e Zvicrës është diskrecioni”
Diplomacia zvicerane është vënë nën një breshëri kritikash vitet e fundit, pas luftës në Ukrainë, vendit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Në një intervistë me swissinfo.ch, Sekretarja e Shtetit në largim, Livia Leu, ka folur për këto çështje të rëndësishme dhe shpjegon pse ajo pret një post tjetër si ambasadore, shkruan albinfo.ch.
Livia Leu ka shërbyer si sekretare shtetërore e Departamentit Federal për Punët e Jashtme dhe kryenegociatore e Zvicrës me Bashkimin Evropian për tre jetët e fundit. Më herët në karrierën e saj, kryediplomatja ishte gjithashtu shefe e misionit të Zvicrës në Iranin dhe ambasadore në Francë. Në vjeshtë, ajo do të transferohet në Berlin dhe do të bëhet ambasadore e Zvicrës në Gjermani.
E pyetur për kritikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfshirjen e Zvicrës në një shkëmbim të burgosurish mes SHBA-së dhe Iranit, ajo ka thënë se nuk mund të komentojë mandatet tona aktuale të fuqisë mbrojtëse.
“Edhe pse gjithnjë e më shumë vende të mëdha, si Kina apo Turqia, kanë marrë tani një rol ndërmjetësues dhe kanë iniciuar ndryshime të rëndësishme në politikën botërore, ato plotësojnë përpjekjet e Zvicrës për promovimin e paqes në vend që të konkurrojnë me to. Por, ne jemi ende të përfshirë në shumë vende. Për shembull, ne veprojmë si fuqi mbrojtëse midis Gjeorgjisë dhe Rusisë. Zvicra gjithashtu shoqëron shumë procese paqeje dhe ndërmjetësime, për shembull, në Kolumbi ose Nigeri. Zyrat tona të mira janë ende të kërkuara, por ne nuk mund të komunikojmë për këtë shumë hapur. Diskrecioni është një nga markat tona tregtare që na ka fituar njohjen”, tha Leu.
Sa i përket luftës në Ukrainë, ajo u shpreh se Perëndimi ishte i bashkuar në përgjigjen e tij ndaj luftës në Ukrainë.
“Zvicra tregoi solidaritetin e saj me Evropën. Ne miratuam shpejt sanksionet e BE-së; ne kemi rritur mbështetjen tonë financiare dhe tani kemi investuar më shumë se 420 milionë CHF (472 milionë dollarë) në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndihmën humanitare në Ukrainë. Kemi pranuar rreth 80 mijë refugjatë, të cilët jo vetëm janë mbështetur nga shteti, por edhe nga shumë privatë”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin












