Lajme
Martesat në Shqipëri: Meshkujt 30.4 vjeç, femrat 25.1 vjeç
Mosha mesatare e martesës së meshkujve u rrit nga 29.6 vjeç në 30.4, derisa mosha mesatare e martesës së vajzave u rrit nga 24.1 në 25.1
Numri i martesave në moshë të re është pakësuar në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, derisa mosha e martesës është rritur.
Mosha mesatare e martesës për shqiptarët u rrit në 30.4 vjeç për meshkujt dhe 25.1 vjeç për femrat gjatë vitit 2016. Numri i vajzave të martuara në moshë të re ra ndjeshëm në krahasim me vitin 2015, bëhet e ditur nga statistikat e reja të publikuara nga Instituti i Statistikave, thekon “BIRN”.
Edhe mosha mesatare e martesës së meshkujve u rrit nga 29.6 vjeç në 30.4, derisa mosha mesatare e martesës së vajzave u rrit nga 24.1 në 25.1, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2016 u regjistruan 22,562 martesa, nga të cilat, rreth 3300 martesa i kishin nuset më pak se 19 vjeç ndërsa 179 martesa i kishin nuset më shumë se 50 vjeç. Nga djemtë, pati vetëm 88 raste kur dhëndri qe nën 19 vjeç.
Pjesa më e madhe e martesave për vajzat kryhen nga mosha 20 deri në 30 vjeç ndërsa për djemtë nga mosha 25 deri në 34 vjeç.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












