Lifestyle
Martohen këngëtari me aktoren e serisë “Game of Thrones”
Këngëtari Joe Jonas ka njoftuar se është martuar me aktoren e serisë “Game of Thrones”, Sophie Turner, në një dasmë që ka befasuar shumë kënd. Miqtë e tyre kanë postuar fotografi dhe video nga dasma në rrjetet sociale, transmeton albinfo.ch.
Çifti u kurorëzua vetëm disa orë pasi Joe, i cili është anëtar i bendit të përbërë nga tre vëllezër “Jonas Brothers”, performuan në skenën e ceremonisë së sivjetme të ndarjes së shpërblimeve “Billboard Music Awards”.
DJ i njohur amerikan Diplo, i ndau disa video të dasmës në llogarinë e tij në Instagram ku shihej nusja e veshur me të bardha, dhe Joe i cili dukej mjaft i emocionuar për këtë befasi që ia kishte organizuar më të dashurës së tij.
Në një intervistë të dhënë për revistën “Harper’s Bazaar” dhe e cila u publikua në muajin mars, Turner citohet të ketë thënë se gjithnjë ka dashur ta ketë një dasmë të vogël e intime.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library Autorja dhe profesoresha në London School of Economics u takua me lexuesit në kuadër të aktivitetit... -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Poloni
Kori i Filharmonisë së Kosovës hap Festivalin “4 Tradita” në Kraków
Jeta në Zvicër
-
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 Flamur Ademi, talenti shqiptar nga Kreuzlingeni që fiton vendin në St. Gallen U15... -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie













