Bota
May, në kërkim të pragmatizmit për Brexit
Kryeministrja britanike, Theresa May, deklaroi se kur të shkonte sërish në Bruksel për bisedime, do të kërkonte një marrëveshje pragmatike për Brexit, marrëveshje që do të rezultonte fituese si ndaj Bashkimit Europian, ashtu edhe ndaj deputetëve të Parlamentit britanik.
Në një shkrim për gazetën britanike ”Sunday Telegraph”, May i kërkon liderit të laburistëve, Jeremy Corbyn, që të bjerë dakord me të që çështja e kufirit me Irlandën, ashtu siç ishte parashikuar nga Marrëveshja për Tërheqjen (Withdrawal Agreement), duhej të ndryshonte.
May shtoi se po dëgjonte me shumë kujdes të gjitha zërat e politikës, të sindikatave dhe të biznesit për një kompromis të realizueshëm për çështjen Brexit.
“Kjo është arsyeja që kur të kthehem në Bruksel, unë do të luftoj për Britaninë e Madhe dhe për Irlandën e Veriut, unë do të kem një mandat të ri, ide të reja dhe një vendosmëri të përtërirë për të rënë dakord për një zgjidhje pragmatike, ndërkohë që do të siguroj se çështja e kufirit mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës nuk është kaq e vështirë”, theksoi ajo.
“Instruksione të tilla mora nga Parlamenti të martën e kaluar”, siguroi May.
Të martën e kaluar, Dhoma e Komunave votoi që May të rinegociojë të ashtuquajturin “backstop”, pjesë e marrëveshjes së tërheqjes që garanton një kufi të hapur irlandez pas Brexit.
Por, BE e ka refuzuar këtë gjë, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Pak minuta pas votës së Dhomës së Komunave, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, tha se marrëveshja e tërheqjes, për të fshirë ”backstop”-in mbetej rruga më e mirë për të siguruar një tërheqje të rregullt të Londrës nga BE-ja.
Për negociatat e reja me BE-në, May do të raportojë sërish përpara Parlamentit të saj më 13 shkurt.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












