Bota
May tregon afatin e fundit të votës për Brexit
Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se më 12 mars do të jetë vota e fundit për marrëveshjen e Brexit-it, që vendos daljen nga Bashkimi Evropian, të planifikuar të ndodhë më 29 mars.
Duke folur për gazetarët, May tha se bisedimet me Bashkimin Evropian janë ende duke vazhduar.
Më herët gjatë ditës, Sekretari i Ambientit, Michael Gove, tha se ka bërë thirrje që kolegët e tij nga kabineti të mbështesin votën për shtyrjen e votës së Brexit-it, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
May shtoi se largimi nga Bashkimi Evropian me marrëveshje dhe me kohë është ende në plan.
Ajo tha se nuk do të ndërmarrë masa ndaj ministrave që kanë paralajmëruar se do të votojnë për shtyrjen e Brexit-it, nëse nuk arrihet marrëveshje. May tha se shtyrja e procesit nuk e zgjidh problemin.
Tre ministra të kabinetit britanik kanë deklaruar publikisht se do të mbështesin planin për vonimin e marrëveshjes për dalje nga Bashkimi Evropian, nëse ligjvënësit do të votojnë kundër planit të kryeministres Theresa May për një marrëveshje të re me BE-në.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














