Shqipëria
Mbahet takimi i përbashkët i dy qeverive, Shqipërisë dhe Maqedonisë
Pas mbërritjes së dy kabineteve qeveritare në Pogradec është zhvilluar edhe ceremoniali zyrtar i mirëseardhjes për nder të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe Kabinetit të Qeverisë së Maqedonisë
Pas mbledhjes së dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që u mbajt në fund të nëntotrit, sot në Pogradec ka nisur takimi ndërqeveritar mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Maqedonisë. Pas mbërritjes së dy kabineteve qeveritare është zhvilluar edhe ceremoniali zyrtar i mirëseardhjes për nder të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe Kabinetit të Qeverisë së Maqedonisë.
Më pas do të vijohet me nisjen e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive dhe pas mbledhjes dy kryeministrat dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Rama ka përgëzuar kryeministrin Zaev për kurajon e vendosmërinë për agjendën e tij programore, e veçanërisht për mbajtjen e zotimit madhor për gjuhën shqipe.
“Dua ta përgëzoj kryeministrin Zaev për kurajon dhe vendosmërinë për axhendën e tij programore e elektorale, si dhe njehsimin e ligjit të gjuhëve në Parlament, e për mbajtjen e zotimit madhor lidhur me gjuhën shqipe. Presim që ligji të kalojë e të nisë zbatimi sa më shpejt. Kështu forcohet më shumë themeli i Maqedonisë së të ardhmes”, tha Rama.
Rama shtoi se në mbledhje u fol edhe për “Marrëveshjen e Ohrit”.
“Jemi të inkurajuar nga vizioni, kurajoja dhe vullneti i kryeministrit Zaev për ta çuar përpara dhe për ta mbyllur këtë kapitull me zbatimin e kësaj marrëveshjeje, një gur themeli për forcimin e demokracisë dhe mirëqenies jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Shqipëri e kudo ku jetojnë shqiptarët, për t’i dhënë fund një historie ku konfliktet na kthehen si pengesa”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë.
Në fund, edhe një fjalë për forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, si për turizmin, ashtu edhe për trashëgiminë botërore të njerëzimit.
“Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar është identifikuar si një masë me rëndësi të veçantë dhe e dimë mirë se dy shtetet kanë një pasuri jo vetëm të tyren, por një pasuri që konsiderohet trashëgimi botërore e njerëzimit nga UNESCO. Këtu duhen fokusuar investimet nga të dyja anët e kufirit. Jemi optimistë sa i përket integrimit të tregut energjetik mes dy vendeve dhe rajonit. Jemi të interesuar për përmirësimin e standardeve për prurjet turistike dhe vëllimit tregtar. Në mbledhjen e dytë mes dy qeverive të kemi një pikë “one stop shop” në pikën doganore të Qafë Thanës”, tha Rama.
Ndërkohë nga ana e tij, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se në takimin e përbashkët u identifikuan prioritetet në kuadër të “Procesit të Berlinit”, e se do të fokusohen në punën për një të ardhme më të mirë për të dyja vendet tona.
“Arritëm disa marrëveshje në fushën e kulturës dhe arsimit, por një marrëveshje e rëndësishme është edhe ajo në fushën e sigurisë”, deklaroi Zaev.
Zaev falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i jep Maqedonisë për anëtarësimin në NATO, teksa tha se “presim që vitin e ardhshëm të nisim negociatat”. Takimi i radhës midis dy qeverive, siç shpalli Zaev, do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm në Strugë ose Ohër.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”













