Kosova
Mbeten në paraburgim të arrestuarit gjatë aksionit në veri

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit kundër 31 të dyshuarve të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë në veri.
Gjykata e Apelit e Kosovës i refuzoi ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj 31 të pandehurve, duke bërë që të mbeten në fuqi aktvendimet e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të pandehurit A.V-B, V.D, I.U, po dyshohen për shkak të veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e Ryshfetit”.
Të pandehurit I.J, A.I, F.I, B.U, N.J, XH.J, A.J, M.J, N.B, J.M dhe S.I, po dyshohen për shkak të veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale: “Tregtia e ndaluar” si dhe “Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”.
Të pandehurit A.M, A.P, A.H, B.N, B.T, B.L, B.M, B.M, D. S, J.D, K.S, M.M, O.K, R.M, R.K, Z.B dhe Z.S, për shkak të veprës penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtarë” dhe “Marrja e ryshfetit”.
Gjykata e Apelit vlerëson se ekziston rreziku se të pandehurit mund të ikin ose arratisen për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, mund të ndikojnë në prova ose dëshmitarë, ose mund ta përsërisin apo kryejnë ndonjë vepër të re penale, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Brukseli publikon kontratat e marrëveshjeve Zvicër-BE Qëllimi është pjesëmarrja e përshtatur në tregun e vetëm të BE-së, tha Ignazio Cassis, ministri i...
-
Fermerët zviceranë reagojnë ndaj uljes së çmimeve në supermarket
-
Blatten, fshati do të rindërtohet brenda 5 vitesh
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Voziti 161 km/orë në rrugë malore, britanikut i ndalohet të vozitë në rrugët zvicerane