Lajme
Mbi 1 milion të shëruar nga Covid-19 në botë
Sipas statistikave, mbi një milion pacientë në botë janë shëruar nga koronavirusit, në bazë të të dhënave të Universitetit John Hopkins në Shtetet e Bashkuara.
SHBA-ja ka shënuar numrin më të madh të pacientëve të shëruar, gjithsej 153.947.
Por, ky vend ka gjithashtu mbi 1 milion raste të të infektuarve.
Statistikat – si të gjitha të dhënat e koronavirusit – duhet të lexohen me kujdes.
Po ashtu duhet theksuar se shifrat mund të mos jenë plotësisht të sakta, pasi numri i njerëzve të shëruar mbase është më i lartë, për faktin se tek një kategori e njerëzve virusi kalon me simptoma të buta.
Shkalla e testimit gjithashtu ndryshon shumë ndërmjet vendeve.
Aktualisht në botë llogaritet se janë mbi 3 milionë njerëz të infektuar me koronavirusin e ri.
Deri më tani janë raportuar 233,560 vdekje nga sëmundja COVID-19. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci Një qytetar nga Kosova ka pretenduar se është përballur me një rast serioz gjatë kalimit të... -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet në autostradat zvicerane u rritën ndjeshëm në vitin 2025 Bllokimet në autostradat e Zvicrës janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit 2025, duke arritur në gati 68... -
Ministri zviceran: Vala e të nxehtit është pasojë e ndryshimeve klimatike -
Sindikatat në Zvicër nisin betejën kundër ndryshimeve në pagën minimale -
Zvicra do të presë një vit për bilancin e viktimave nga vala e të nxehtit -
Zvicra përballet me turizëm të mbipopulluar pavarësisht subvencioneve













