Lajme
Mbi 10 mijë firma për rikthimin e linjës hekurudhore mes Zvicrës dhe Francës
Qytetarët kërkojnë rikthimin e lidhjes direkte Lausanne–Paris përmes Vallorbe, e cila u ndërpre në vitin 2019
Mbi 10 mijë persona kanë nënshkruar një peticion që kërkon rikthimin e linjës së katërt të trenit me shpejtësi të lartë TGV Lyria ndërmjet Lausanne dhe Parisit, përmes Vallorbe, e cila u hoq nga orari në vitin 2019, transmeton albinfo.ch.
Nismëtarët e peticionit thonë se mbështetja e madhe tregon dëshirën në rritje të qytetarëve për lidhje më të forta hekurudhore mes Zvicrës dhe Francës.
“Ky mobilizim dëshmon se po forcohet një lëvizje e vërtetë ndërkufitare, e udhëhequr nga dëshira e përbashkët për të përmirësuar lidhjet hekurudhore mes dy vendeve tona”, thuhet në deklaratën e organizatorëve.
Linja e katërt e TGV Lyria, që lidhte Lausanne me Parisin përmes Vallorbe, u ndërpre në vitin 2019. Që atëherë, operatori ka orientuar më shumë shërbime drejt itinerarit përmes Gjenevës, duke reduktuar ndjeshëm numrin e trenave që kalojnë nga Vallorbe.
Mbështetësit e peticionit argumentojnë se rikthimi i kësaj linje do të përmirësonte lëvizjen e udhëtarëve, do të forconte bashkëpunimin ndërkufitar dhe do të ofronte një alternativë më të mirë e më të qëndrueshme ndaj transportit rrugor dhe ajror.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë Në Gjenevë, më 30 gusht mbahet mbrëmje e veçantë kushtuar Ukshin Hotit me rastin e Ditës... -
Kur diaspora vjen, Ulqini fiton më shumë se turistë -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026”
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike Edhe zonat më të larta malore nuk po i shpëtojnë më valëve të të nxehtit. Stacionet... -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë











