Tematike
Mbi 100 shkencëtarë të rinj zviceranë nderohen për punën e tyre
Më shumë se 100 shkencëtarë zviceranë të rinj janë nderuar për punën e tyre gjatë ngjarjes treditore në verilindje të Zvicrës, shkruan swissinfo, përcjell në shqip albinfo.ch.
Shkencëtarët ishin pjesë e edicionit të 53-të të një gare kombëtare të shkencës, të organizuar nga fondacioni “Swiss Youth in Science”.
44 shkencëtarët kryesorë konkurruan për 23 çmime të veçanta, ku përfshihej një vizitë në Kampin Europian Hapësinor në Norvegji, punë praktike në njërën nga ambasadat e Zvicrës apo pjesëmarrje në garat ndërkombëtare të projektit në Europë, Azi ose SHBA.
Një juri e përbërë prej ekspertësh, 21 shkencëtarë i vlerësoi si “të mirë”, 53 si “shumë të mirë” dhe 35 të tjerë si “të shkëlqyeshëm”. Fituesve iu ndanë çmime në të holla, që kapin vlerën rreth 85 mijë franga, përcjell albinfo.ch.
Sipas organizatorëve, për herë të parë në histori, në fazat finale arritën më shumë vajza se sa djem.
“Këtë vit pamë shumë projekte që trajtojnë problemet dhe pyetjet që ndeshen me shoqërinë tonë”, ka thënë Jeremie Aebischer, menaxher i projektit të kësaj gare.
Fondacioni “Swiss Youth in Science” (Rinia zvicerane në shkencë) është themeluar në vitin 1970 nga biologu, zoologu dhe antropologu Adolf Portmann. Ky fondacion, që përkrahet nga qeveria zvicerane dhe disa kompani të mëdha, siguron mbështetje për shkencëtarët e rinj zviceranë, duke iu mundësuar t’i ndjekin projektet e tyre kërkimore.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të Po ashtu kishte një Po të qartë mes njerëzve pa një preferencë të qartë partiake dhe...
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat