Kosova
Mbi 180 mijë vaksina AstraZeneca arritën në Kosovë nga Norvegjia
Sot, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë pranuar 182.900 doza të vaksinës Astra Zeneca nga Norvegjia.
Në një postim në Facebook thuhet se kontingjenti i vaksinave nga Norvegjia kanë mbërritur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga institucionet e Bashkimit Evropian.
Lexoni të plotë postimin:
Sot paradite kemi pranuar 182.900 doza të vaksinës Astra Zeneca nga miqtë tanë të Mbretërisë së Norvegjisë.
Kontingjenti i vaksinave nga Norvegjia ka mbërritur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga institucionet e Bashkimit Europian. Kjo mbështetje nga Qeveria Norvegjeze, populli norvegjez dhe institucionet e BE-së kanë një rëndësi të madhe për ne, për të cilën shprehim mirënjohjen tonë.
Në pranimin e vaksinave në ambientet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të pranishëm ishin, ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl dhe Udhëheqësi i sektorit për Bashkëpunim i Zyrës së BE-së në Kosovë, Luigi Brusa.
Ministri Vitia shprehu mirënjohjet më të sinqerta për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Norvegjisë dhe BE-së në përballjen me COVID-19, në mënyrë që të mbrojmë shëndetin publik.
Tutje ministri Vitia shtoi se solidariteti mes vendeve mike në kohën e pandemisë së COVID-19 tregon se sa e rëndësishme është për ne të jemi kohezivë në procesin e imunizimit, sepse është forma më e mirë për të dalluar fitoren kundër virusit COVID-19.
Ambasadori Grøndahl theksoi se është obligim njerëzor të jemi pranë njërit tjetrit për të luftuar COVID-19 dhe të sigurohemi që të kemi bashkëpunim sa më të qëndrueshëm.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i zyrës së BE-së, z. Brusa u shpreh i lumtur për përmirësimin e situatës epidemiologjike dhe theksoi se Bashkimi Evropian do të qëndrojë përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë me COVID-19 dhe se mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimin e sektorit shëndetësor.
Sasitë e vaksinave vazhdimisht po shtohen, andaj u bëjmë thirrje qytetarëve të kualifikuar të grupeve prioritare sipas planit të vaksinimit që të regjistrohen dhe të aplikojnë për vaksinim në www.ekosova.rks-gov.net.
E-Diaspora
-
Iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit Zvicër – Kosovë, vdes gruaja kosovare Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur gruaja, të cilës iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë...
-
Shqiptari plagos rëndë shqiptarin në Belgjikë
-
Duesseldorf
Welt: Shqiptari dyshohet se vrau pronarin e lokalit në Gjermani shkaku i borxheve të bixhozit
-
Mes një mijë konkurrentëve, shqiptarja fiton çmimin e tretë në finale e madhe të “Sanremo Junior”
-
Osmani: Mërgata, urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga Floriani i vogël (10) është një tifoz i madh i Granit Xhakës: Nëntorin e kaluar, ai...
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër