Kosova
Mbi 2 mijë kërkesa të kosovarëve nga diaspora për t’u kthyer në Kosovë
Kthimi i qytetarëve të Kosovës nga vendet e tjera, janë mbi 2 mijë kërkesa
Është bërë e ditur për mbi 2 mijë kërkesa të kosovarëve për t’u kthyer nga vende të ndryshme të botës.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj, i cili tha se deri më tani kanë realizuar 7 fluturime, ndërsa ditëve në vijim pritet të organizojnë fluturim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Skandinavia.
E kthimi i qytetarëve të Kosovës nga vendet e tjera Zogaj tha se po varet nga numri i vendeve që janë në Qendrën e Studentëve që është kthyer në karantinë.
“Të gjitha kthimet po na varen shumë prej hapësirave që kemi në qendrën e karantinës. Aktualisht janë të vendosur diku rreth 200 qytetarë në qendrën e karantinës dhe kemi të lira diku rreth 200-300 vende. Kështu që, në momentin që po lirohen vende në qendrën e karantinës, ne po kthejmë qytetarët të tjerë. Sa më shumë vende në qendrën e karantinës aq më shumë mundësi për ne për të kthyer qytetarët e Kosovës që janë të interesuar të kthehen në vendin e tyre… Ne nuk kemi mandat për këtë pjesë, po më shumë e ka nën përgjegjësi Ministria e Shëndetësisë, ata e kanë pa si shumë të përshtatshme Qendrën e Studentëve për të qenë qendër e karantinës dhe tani po e menaxhojmë të gjithë këtë situatë përmes Qendrës së Studentëve dhe nuk ka pasur një vendim të ri për të rritur hapësirat ose për të analizuar një vend tjetër”, tha ai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf